VIDEO/ Kaloi me semafor të kuq, shoferi tenton të korruptojë policin duke…Çfarë ndodhi me tej

Oct 26, 2020 | 11:17
SHPËRNDAJE

Policia Rrugore ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili tentoi të korruptonte policin, pasi ky kaloi me makinë me semafor të kuq.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit, i ka ofruar agjentit verifikues një kartmonedhë prerje 5000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.

“Rrugoret e kryeqytetit, kanë shtuar patrullimet policore në funksion të planit të veprimit për parkimet e gabuara dhe shkeljen e semaforit.

Gjatë patrullimit parandalues policor, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë konstatuar drejtuesin e një automjeti me iniciale G. T, 31 vjeç,  se vazhdon lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit, i ka ofruar agjentit verifikues një kartmonedhë prerje 5000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.

Në këto kushte, është bërë menjëherë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale G. T, për veprën penale  “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura