Kaloi fëmijërinë në jetimoren e Shkodrës, i riu rrëfen vuajtjet: Hanim ushqimin që mbetej për një javë me radhë! Për shkak të dhunimeve…

Sep 29, 2022 | 20:02
SHPËRNDAJE

Ardias Markati, i cili ka kaluar fëmijërinë në shtëpinë e fëmijëve në Shkodër ka treguar vuajtjet me të cilat është përballur në vite gjatë qëndrimit të tij në këtë institucion.

-640-0-5edd6557d577c

Ai u shpreh për Euronews Albania se vazhdimisht i duhet të hante ushqimin që mbetej për një javë me radhë dhe kjo i ka shkaktuar shumë shpesh probleme me shëndetin.

“Kam shkuar 5 vjeç në Jetimore sepse nëna nuk ka pasur që të më mbante. Hanim një ushqim një javës. Ato që tepronim prapë i hanim. Deri në moshën 16-vjeçare kam qëndruar dhe pastaj kam shkuar në shtëpinë e të rinjve.

U mbylla në vetvete, qëndroja gjithmonë vetë. Jemi përballur me shumë probleme. Kisha probleme me fytyrën. Fytyra ime u helmonte më shumë për shkak të ushqimit. Për shkak të dhunimeve të pandalshme. Pastaj erdhi shërbimi social që i futi në burg, por prapë nuk u bë drejtësi për ne”, shprehet ai.

Sot i riu Markati shprehet se të ardhmen e shikon jashtë vendit pasi nuk e përballon dot jetesën në Shqipëri dhe nuk mund të sigurojë dot asnjë strehë për të futur kokën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura