Kaloi 15 vite në burg për një krim që s’e bëri dhe i shpëtoi dënimit me vdekje, por nuk i mbijeton dot COVID-19

Sep 15, 2021 | 15:21
SHPËRNDAJE

Ai bëri 15 vite burg për një krim që se kishte kryer dhe u dënua me vdekje, përpara se të shpallej i pafajshëm në vitin 2012.

damon-thibodeaux

Por ndërsa i shpëtoi dënimit me vdekje, Damon Thibodeaux nuk ka arritur që t’i mbijetojë COVID-19.

47-vjeçari mësohet se ka ndërruar jetë pasi u infektua me koronavirus.

“Asnjëherë nuk u kompensua për vitet e jetës që kaloi në burg”- thuhet në një postim të “The Innocence Project” në Twitter.

Thibodeaux ishte 22 vjeç dhe po punonte në një anije kur u arrestua për vrasjen e kushëririt të tij 14-vjeçar, Crystal Champagne.

Ai ishte në mesin e disa personave që u morën në pyetje për përdhunimin dhe vrasjen e Champagne.

Pas 9 orësh marrje në pyetje nga hetuesit, Thibodeaux pranoi fajin por më vonë mohoi krimin duke thënë se “ishte trembur nga kërcënimet e hetuesve për dënimin me vdekje”.

Pa asnjë provë që e lidhte 47-vjeçarin me krimin e vitit 1996, ai u dënua me vdekje dhe një vit më vonë u dërgua në burgun e sigurisë së lartë të Luizianës.

Për 15 vitet e ardhshme, Thibodeaux duroi 23 orë në ditë izolim në Angola.

Ndërkohë pafajësia e tij u vërtetua pas 15 vitesh, pasi testet e ADN -së nuk treguan asnjë lidhje që e lidhte atë me krimin.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura