Kallëzimi/ Plarent Ndreca: Dy persona më fyen dhe më nxorën me dhunë nga Ministria

Jun 20, 2017 | 18:24
SHPËRNDAJE

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca ka kallëzuar penalisht në komisariatin e Policisë nr. 3 në Tiranë dy punonjës të Ministrisë së Arsimit.

Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Arsimit, Plarent Ndreca, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka bere publike shkeljet ligjore te tre institucioneve te arsimit te larte privat, per te cilat atyre iu eshte hequr licensa./r/n/r/nSecretary General of the Ministry of Education, Plarent Ndreca, speaking during a press conference.

Mësohet se Ndreca pretendo se është fyer dhe dhunuar nga shtetasit A.Zh dhe V.M. ditën që është pezulluar nga detyra.

Ndreca pretendon se është nxjerrë më forcë jashtë mjediseve të Ministrisë.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 16.06.2017, në ambientet e një Ministrie, shtetasit A. Zh dhe V. M, punonjës pranë kësaj Ministrie, kanë fyer dhe nuk kanë lejuar të kryej detyrën, Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, shtetasin Plarent Ndreca Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura