Kalit të Trojës në Elbasan “i heqin vetëm samarin” (FOTO)

Mar 27, 2015 | 18:53
SHPËRNDAJE

Elbasan- Ky është “Kali i Trojës” në qytetin e Elbasanit, emër të cilin e ka marrë nga vetë banorët e zonës. Por deri dje mund të quhej kalë. 

Kali i Trojes ne Elbasan i sharruar, i mbeten vetem kembet

Sot, atij i kanë mbetur vetëm këmbët. Pasi pjesa e sipërme është sharruar, nuk dihet për çfarë arsye. 

Megjithatë, disa kohë më parë, ky objekt në unazën veriore të qytetit të Elbasanit, u bë shkak që vinçi i INUK, sot IKMT, të rrëzohej teksa përpiqej të prishte bazamentin e tij. 

Kali i Trojes ne Elbasan

Nëse ngjarja e sotme ka ndodhur për arsyen e lirimit të hapësirës, mund të thuhet me plot gojën se është një vepër e dështuar. Pasi hapësira nuk është zënë, “Kali i Trojës” në Elbasan, zë të njëjtën sipërfaqe, por sot ai është bërë një objekt qesharak.

Kali i Trojes i vendosur ne unazen veriore te qytetit te Elbasanit
Disa kohe me pare, teksa vinçi i INUK përpiqej të prishte bazamentin e kalit, u rrezua, por pa shkaktuar te lenduar 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura