Kalimi i Ronaldos në Torino, “çmenden” bursat për aksionet e Juventusit

Jul 4, 2018 | 20:16
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo është shumë afër kalimit te Juventusi. Duket se klubi italian do ta bëjë të vetin lojtarin për shifrën e 100 milionë eurove. Gjithsesi edhe pse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar ekipi torinez ka arritur të fitojë nga “ylli” portugez.

ronaldo

Mediat italiane raportojnë se në bursën e Milanos aksionet kanë pësuar një rritje prej 5.89%, ndonëse siç u tha më sipër nuk ka asnjë garanci që kjo marrëveshje të konkretizohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura