Kaldara, Bakajoko e Higuain, shtylla kurrizore e skuadrës. Milani ka një aks qendre

Aug 21, 2018 | 13:10
SHPËRNDAJE

Përveç shpirtit, Milani nën drejtimin e fondit “Elliott” ndryshon edhe shasinë. Mbrojtës qendre, mesfushor, sulmues, është ky skeleti i ri i sapoblerë në merkato për t’i dhënë një tjetër pamje skuadrës së Xhenaro Gatuzos. Kolona është një faktor domethënës në mënyrën sesi një ekip lëviz në fushë dhe si e zhvillon lojën.

Higuain Kaldara

Në radiografinë e fundit të kuqezinjve, sistemi propozonte topa të gjatë të Bonuçit për Kaliniçin, ose të shkurtër për Bilian, teksa ideja e re parashikon një manovër ndryshe. Aksi – Nga treshja e sipërpërmendur, te “Djalli” ka mbetur vetëm Bilia, por plani i ri i Gatuzos parashikon një dinamikë tjetër. Për të arritur majat, Milani do të synojë mbi kokën e Kaldarës, në muskujt e Bakajokos dhe në këmbët (dhe golat) e Higuainit.

Në pritje të spostimeve në të djathtë (nga priten krosimet e Kontit), apo në të majtë ku synohet shpërthimi i Laksalt, Milani i ri do të mbështet mbi ekuilibrin e një aksi qendror, ide për të cilën trajneri mendon të përdorë të rinjtë, me listën së cilës i shtohen edhe driblimet e Samu Kastijehos.

milan

Mbase Kaldara nuk është gati të nisë manovrën, por ndihma e Romanjolit mund të rezultojë e vyer me kapitenin që mund të marrë rolin e Bonuçit për sa i përket nisjes së manovrës. Ndoshta nuk ka vizionin e mbrojtësit më të ri të Juves, por Kaldara teksa përmirëson këmbët dhe mendjen, mund të jetë i vyer në fazën ofensive. Vitin e kaluar, 24-vjeçari kuqezi shënonte tre gola, një kontribut që Gatuzo do ta vlerësonte veçanërisht nëse realizohet.

Me dhjetë gola në dy sezonet e fundit, Kaldara është mbrojtësi që ka shënuar më shumë në kampionatet kryesore europiane duke lënë pas Alonson dhe Serxho Ramosin. Qëndra – Nëse Bilia është një lojtar që garanton njëfarë cilësie në menaxhimin e topit në zona të kufizuara, Tiemoue Bakajoko ka muskuj shkatërruesi dhe dinamizëm ofensiv, çka i mundëson të jetë një vlerë e shtuar në fazën sulmues të Milanit. Francezi në sezonin e fundit me fanellën e Çelsit morri pjesë në katër gola të ekipit të Kontes, me dy asiste dhe po aq realizime.

milan

Me 2.7 dyluftime të fituara për ndeshje, kontributi i tij në volumin e mesfushës ishte inferior vetëm krahasuar me Ngolo Kantenë. Nëse Gatuzo  e aktivizon në vend të Biljas, kuqezinjtë fitojnë fizikisht, por nëse ia bashkëngjit argjentinasit, atëherë regjisori mund të mendojë më lirshëm për ndërtimin e lojës, pasi do të ketë më pak detyra mbrojtëse, me fluksin e manovrës që do të rrjedhë edhe në të tjera arterie.

Milan

Golat – Nëse Kaliniç, Kutrone e Silva luftonin për të ndihmuar skuadrën sezonin e kaluar, sivjet do të jetë skuadra ndihma e sulmuesve në rrugën drejt golave. Furnizimet për Higuain do të jenë “buka” e përditshme e kuqezinjve, sepse argjentinasi preferon të luajë në zonë dhe për të tillë dinamikë ka nevojë për sa më shumë topa. E djathtë, e majtë apo kokë pak rëndësi ka, me “El Pipitan” që ka marrë përsipër që të mbushë boshllëkun e golave të Milanit gjatë sezonit.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura