Kalcifikimi dhe kanceri i prostatës, profesor Kim Drasa publikon gjetjet e studimit të fundit

Apr 20, 2022 | 16:50
SHPËRNDAJE

Profesor, doktor Kim Drasa ka publikuar rezultatet e nje studimi mbi kalcifikimet dhe kancerin e prostates.

“Qëllimi i këtij studimi ishte për të vlerësuar shoqërimin e kalcifikimeve prostatike me disfunksionin seksual”.

Sipas mjekut Kim Drasa, studimi arriti në përfundimin, që: “Calcifikimet periferike dhe tranzicionale, në Prostate mund të shoqërohen me Cancer Prostate.”
kim-drasa

STUDIMI

(I) ARTIKULLI ka si bazë studimin personal që paraqita në Kongresin e parë Botëror “ABDOMINAL and PELVIC PAIN” (dhimbjet abdominale dhe pelvike) që u zhvillua në AMSTERDAM, Nëndor, 2012 dhe ku fitova vëndin e 2të.

PARATHËNIA: Prostatiti Kronik / Syndroma Dhimbjes Pelvike (Chronic Prostatitis / Chronic Pelvic Pain Syndrome *CP/CPPS*) është një kondicion dobësues, i zakonshëm, me etiologji të paqartë. Disfunksioni seksual është një component i rëndësishëm të feno.tipeve klinike të CP/CPPS. Pacientët shpesh kanë kalcifikime prostatike por një lidhje me disfunksionin seksual është akoma jo-e qartë.

QËLLIMI: Qëllimi i këtij studimi ishte për të vlerësuar shoqërimin e kalcifikimeve prostatike me disfunksionin seksual, në të tilla kondicione.

METODAT: Në studim u përfshinë 358 pacientë me CP/CPPS dhe u analizua database e këtyre pacientëve. Kalcifikimet e Prostates u diagnostikuan duke ju bërë Ultra sound Prostates (EKO). Matja e ashpërsisë të symptomave u përcaktuan duke përdorur National Institutes of Health Chronic Prostatitis Symptom Index (CPSI). Dysfunksioni Sexual u vlerësua duke përdorur pyetësorin e Validitimin 15- Item Internacional Index of Erectile Function (IIEF-15). Gjithashtu, u përdor edhe pyetësori: 5-Item Premature Ejaculation Diagnostic Tool scales. Variantet u krahasuan midis pacientëve me kalcifikime prostatike dhe atyre që nuk përdorën Student’s t-test; Wilicoxon test I paciftuar; ose Chi-square test.

Matësi kryesor: Modelet e regresionit logjistik ishin aplikuar për të eksploruar e një shoqërimi të mundshëm midis Calcifikimeve Prostatike dhe Dysfunksionit Sexual.

REZULTATET: Kalcifikime në Prostate u konstatuan në 175 (48.9%) të 358 pacientëve që u përfshinë në studim.

Pacientët me kalcifikime në prostate ishin më të prirur të kishin:

*Qelizat e bardha, të gjakut ishin shumë të larta; *Kultura positive të bakterieve në lëngun e tyre, Prostatik; *Symptomat zgjasnin më tepër në kohë; *Score më të ulta në pyetësorin total IIEF-5; IIEF-erectile function dhe në IIEF—Intercourse Satisfaction Domains (P< 0.001).

Mirëpo: *Scores për CPSI; *Premature Ejaculation; *IIEF-orgasmic function; *IIEF-sexual desire; *IIEF-overall satisfactions domain ishin identike midis burrave me dhe pa-kalcifikime në Prostate (P = më e madhe për secilën). Përmëtepër, analiza e regresionit logjistik zbuloi që kalcifikimet intra-prostatike (brënda prostates) ishi sinjifikatisht të shoqëruara me vet-vlerësim të dysfunksionit erectile (ED) (odds ratio: 3.632, 95% confidence interval: 2.405-5.822, P<0.001).

DISKUTIMI: Në studim, ne gjetëm që 48.9% e pacientëve me CP/CPPS kishin sinjifikatisht kalcifikime prostatike, gjetur nga EKO Abdominale e Prostates.

Geramoutsos et al. raportuan 7.35%, prevalence e Calculit prostate, e gjetur në EKO Transabdominale, në 1,374 të burrave, të rinj, nën 50 vjec dhe gjetën që calculit (gurët) më të mëdhenj ishin më shpesh të shoqëruar me symptom të traktit poshtëm urinar (LUTS) dhe CP/CPPS. EKO Transabdominale nuk është gjetja më e mirë për të gjetur dhe matur, madhësinë, e calcifikimit prostatic. Transrectal ultrasound e Prostates (TRUS) ose Computed Tomography (CT) mund të jenë më të sakta për tu përdorur për këto qëllime. Gjithashtu, CT zakonisht nuk përdoret si një test primar.

Për më tepër, përcaktimi dhe klasifikimi i kalcifikimeve prostatike nuk është akoma i unifikuar, nga ekspertët në botë, dhe kjo mund të jetë një tjetër arsye për diferencime.

Në studimin e Park et al. Hyperechoic zonë me hijëzime dhe më të mëdha se 3 m/m, në madhësi ishin diagnostikuar sikur ishin Calcul prostatic, ndërsa ato pa hijëzime dhe kalcifikime të vogla, stipped, (< 3 m/m në diametrin më të madhë) nuk ishin marrë në konsideratë.

Në konkordancë me studimin tonë, pacientët me kalcifikime prostatike kishin inflamacion më të madh ose kulturë positive, bakteriale në EPSs e tyre dhe zgjatje në kohë të simptomave. Gjithashtu është e paqartë nëse prezenca e inflamacionit dhe të infeksionit janë shkaktarë të krijimit të kalcifikime prostatike. Konkretisht disa autore (këtu futem edhe unë) e kemi thënë postulatin tone:

” Formimi i kalcifikimeve prostatike është si rezultat i infeksioneve kronike, të nivelit të mesëm, të shkaktuara në Acini dhe Duktet Ekskretore, të Prostates” ose “Kalcifikimi mund të ndodhi në fazat e mëvonshme që: *Obstruksioni i Dukteve Intraprostatice;

*Produksioni Biofilm Bacterial; *Predominim i Inflamacionit Kronik dhe këto mund të jenë një efekt që të ndodhë kalcifikimi Prostates”. (Postulat: KIM M. DRASA, 2010).
Duke i përmbledhur, sëbashku, këto zbulime, tregojnë që pacientët me CP/CPPS janë më tepër të predispozuar që të kenë kalcifikime të prostates dhe kalcifikimet janë të shoqëruara me inflamcion prostatic, më të madh.

Interesante dhe e rëndësishme, ne zbuluam që burrat, të cilët kishin kalcifikime prostatike kishin sinjifikatisht, më të ulura scores (pikët) për total IIEF-15 dhe domain të EF dhe IS. Por të dyja grupet i kishin të njëjta scores për IIEF-OF; IIEF-SD dhe IIEF-OS domain. Përmëtepër, analizat një ose multi-variante demostruan që: *Prezenca e kalcifikimeve Intraprostatice ishin, sinjifikatisht faktorë të shoqëruara me ED (Impotence) dhe gjasat e një IIEF-EF <25, ishin në lidhje me grupin që kishin kalcifikime prostatice. ED është qartësisht, e dukëshme, e zakonshme, midis burrave me CP/CPPS.

Calcifikimet Prostatice mund të kontribuojnë për kronicizim e këtyre kondicioneve dhe janë të shoqëruara me: *Inflamacine kronike; *Dëmtime Epiteliale; *Obstruksion i Indeve Glandulare (këto janë të vërtetuara në ekzaminimin Histologjik).

Në pacientët tanë, burrat me kalcifikime prostatike kishin më tepër inflamacion ose kolonizim bacterial sesa ato burra, pa kalcifikime. Mekanizmi, kjo mund të jetë e mundur që inflamacione, të tilla, të prostates të ndikojnë në relaximin e muskulaturës së lëmuar dhe dëmtojnë micro-vascularizim e prostates dhe kjo shkakton rrënjen e aftësisë së indeve të Penisit që të mbushen, plot, me gjak dhe të mbajnë Ereksionin. Gjithashtu, inflamacioni i prostates mund të dëmtojë: *Chemokine; *Syntezën e Oksidit Nitric (N2O); *Cyclooxygenase-2 production; *Disponibilitetin e N2O dhe këto dëmtime shoqërohen me ED (Impotence).

Për më tepër, Inflamacioni dhe Edema e prostates mund të godasin (qëlloj, cënoj) mbi tufën neurovasculare, përreth, dhe kjo con në instalimin e ED. Një tjetër mekanizëm që shkakton ED në pacietët me CP/CPPS mund të jenë spasmat e muskulaturës dyshemesë pelvike. Kompresioni Extrinsic (I jashtëm) nga spasmat dyshemesë pelvice ka lidhje me varfërimin e sasisë së gjakut që duhet të shkojë në Penis sidhe kjo vërtetohet se nëqoftëse këta pacientë trajtohen me medikamente për lirimin e kontraksionit myofascial ka treguar një përmirësim, sinjifikant, në symptomat e ED.

Studimi i fundit që përdori pyetësorin: Six-domain UPOINT (U-urinary; P-psxchosocial; O-organ specific; I- infection; N- neurologic/system; T-tenderness) phenotype system në 389 meshkuj me CP/CPPS zbuluan që përvec psychosocial domain, këta pacientë që ishin positive për organ-specifik dhe skeletal muskul fryrje domain kishin, sinjifikatisht, reduktim të IIEF-5 scores. Kalcifikimi prostatic është një tipar përfshirës, tipik, për organ-specifik domain. Kjo është e mundur që intraprostatic calcifikime kanë një potencial për të shkaktuar dëmtime dhe inflamacione të indeve përreth, locale duke cuar drejt shkaktimit të spasmave muskulare, lokale, në CP/CPPS.

Në studimin tonë, burrat me CP/CPPS Symptoms që kishin calcifikime ishin më tepër të predispozuar, të kishin, të dokumentuara, ndjeshmëri, brishtësi, butësi të muskulaturës pelvike (legenit). Në këtë studim, ndjeshmëria, butësia, brishtësia e muskulatures pelvike u konsideruan si positive nëqoftëse spazmat e dhimbëshme të murit anësor të Legenit (Pelvis) ka ndodhur në palpacionin Rectal, megjithatë kjo metodë vlerësimi është subjective. Prandaj, ndjeshmëria, butësia dhe brishtësia e Prostates është vështirë për tu njëhsuar (matur) në mvarësi të sasisë së presionit aplikuar nga Testikujt. Të dhënat, presente, këtu, sygjerojnë që faktori Organic dhe dëmtimet neuro-musculare shoqërohen me presencën e ED (Impotence) në pacientët me CP/CPPS.

Për më tepër, asnjë ndryshim, sinjifikant, nuk u gjetën në prezencë të: *Sëmundjeve mjeksore, bashkë-shoqëruese; *Mosha; *Madhësia e Prostates në pacientët me ose pa kalcifikime Prostatice.

Përvec kësaj, gjithashtu EPS kulturat ishin më të pranishme duke qënë positive (infektume me Eschericia coli) në burrat me kalcifikime prostatice , në studim. Numri i këtyre pacientëve ishte më i vogël, në shifra, dhe për këtë arsye ne nuk kemi vlerësuar vecmas nëqoftëse kultura EPS ishte positive kishte impact mbi funksionin e tyre, sexual.
Pamvarësisht këtyre limiteve, ky studim bëri present të parin krahasim të funksionit sexual të pacientëve me CP/CPPS me kalcifikime prostatice, me pacintë me free-kalcifikime dhe shton imlikimin e rëndësishëm për të kuptuar CP/CPPS dhe për të dizenjuar trajtimin mjeksor.

(II) SHOQËRIMI MIDIS CALCIFIKEVE PROSTATICE—SUBTYPES DHE CANCERIT PROSTATE
Studimi u krye nga Departamenti Urologjise, HILL Hospital, Stockport. Në studim u përfshinë 483 burra me moshë nga 45 deri 88 vjec.

• U studiua përhapja, grupimi Histologjike.

• U studiua përhapja dhe klasifikimi i Calcifikimeve dhe rezultoj: (A) Asnjë rast me Calcifikime= 41.9%; (B) Interface Calcification = 42.3%; (C) Periferal Calcification = 6.8%; (D) Transicional Calcification = 9%; (E) Korrelacioni me Histologjin; (F) Korrelacioni me NIH Prostatitis / IPSS.
• Studimi arriti në përfundimin, tronditës që:
• “Calcifikimet periferike dhe tranzicionale, në Prostate mund të shoqërohen me Cancer Prostate.”

KONKLUZIONET PERSONALE
(1) Ky është studimi i 1rë, ku u vlerësuan korelacioni (lidhja) midis Calcifikimeve Intraprostatice (brënda prostates) dhe Dysfunksionit Sexual në pacientët e sëmurë me CP/CPPS;

(2) Rezultatet tona treguan që Calcifikimet Prostatice shoqëroheshin, sinjifikatisht, me prezencën e ED (impotence);

(3) Rezultet tona treguan që Calcifikimet Prostatice nuk shoqëroheshin me SD; OF dhe PE, bazuar mbi IIEF-15 dhe PEDT questionaries;

(4) Pacientët me Calcifikime Prostatice kanë të reduktuara, sinjifikatisht, total IIEF-15; IIEF-EF dhe IIEF-IS domain scores;

(5) Pcientët me Calcifikime Prostatice kanë tendencë që ta bëjnë vet- vlerësimin e ED, sesa ata pacientë që nuk kanë calcifikime prostatice;

(6) Gjetjet në studim sygjerojnë që Calcifikimet Intraprostatice janë të shoqëruara, sinjifikatisht, me rrënjen e potencës në pacientët me CP/CPPS.

(7) ”Calcifikimet Intraprostatike nuk janë shkaktarë që të krijohet Cancer Prostates.” (konkluzion personal i paraqitur në kongreset e Urologjisë dhe Sexologjise dhe i botuar në studimet personale);

(8) Aktualisht jamë që prej 10 vitesh, 1 nga 9 Profesorët, antarë, në botë, të komitetit me emërtim:”Global Prevalence Infection Urology” (GPIU) prandaj të jenë të sigurtë për këto që po ju them;

(9) Aktualisht ka studiues që thonë që Calcifikimet Prostatice mund të jene shkaktarë të fillimit të Cancer Prostate;

(10) Calcifikimet Interface (ndërfaqësore) janë të zakonshme;

(11) Calcifikimet nuk kanë lidhje të vecantë me / ose Symptome Index;

(12) Calcifikimet periferike dhe trans-zicionale nuk janë të zakonshme;

(13) Calcifikimet periferike dhe trnas-zicionale mund të shoqërohen me Cancer Prostate;

(14) Caution:”Imazheristët mund të ngatërojnë një Calcifikin, të madhë të Prostates me imazhin e një Canceri Prostate.”;

(15) Caution:”Imazheristët mund të ngatërrojnë imazhin e pikave ku janë bërë punksionet e biopsies Prostates me imazhet e Calcifikimeve ose Abceseve Prostate.”

(16)Dr. MAKSUT DRASA (Gjeniu i shek.20të, klasifikuar në Enciclopedine Amerikane) nga 100 amanete që më ka lënë është edhe kjo:” Biri im, konkluzionet e Imazheristëve (Eko, CT, RM…..) merri me rezervë se shpesh herë gabojnë ose ta lënë pa konkluzion të diagnoses.”;

(17)Praktika mjeksore ma ka vërtetuar me mijra herë që ky amanet i babës është POSTULAT.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura