Kakërdhitë e Zagorisë, bariu i Skraparit dhe elita e gomerëve të Shqipërisë

Nov 25, 2020 | 10:15
SHPËRNDAJE

SHPËTIM NAZARKO

Shpetim-Nazarko

Shiko, po më thoshte një miku im i vjetër. Në Zagori deri para pak vitesh u krijuan kope të mëdha më bagëti. Vajtën deri 20 000 kokë. Lopë, dhen e dhi. Që, veç të tjerash, nga prodhimet e tyre bënin edhe kakërdhi a pleh, që fshatarët vendas ua shpinin agallarëve të Lazaratit, të cilët plehëronin atë prodhimin e famshëm, me të cilin ngatërruan dynjanë. Një thes me kakërdhi dhish bënte 2 000 lekë; ai me pleh lope, 1 000 lekë. Pastaj bënin djathë, baxho dhe lëkurë. Po tani ia kanë mbathur të gjithë. Nga katër tufa ka ngelur vetëm një… Kanë mbetur pak në klubin e fshatit, që zihen herë pas here në favor të Ramës, apo Bashës… Të tjerat i di Perëndia!

Ndërsa miku im po më tregonte duke qeshur e qarë këtë histori, me të cilën elitarët e Shqipërisë mund të zënë të qeshin a të zënë hundët me dorë, m’u kujtua kolosi i madh i Francës dhe i botës: Hygoi. Në një pasazh të mrekullueshëm te “Të mjerët”, plaku i madh kish zënë e po i hynte ca llogarive të çuditshme. Bënte hesap gjënë e gjallë të Francës dhe pastaj plehun e prodhuar prej saj. Me numra pa fund. Dhe pastaj zinte e bënte llogari rendimentin e rritur të prodhimit e më në fund, thoshte:

“Eh, eh… muti i Francës është ari i Francës”.

Ca ditë më parë një bari nga Skrapari thoshte ashtu gjysmë me të qeshur se në gjashtë muajt e fundit kishte fituar 650 milionë lekë nga kopetë e pafundme që kishte. Po nuk e ndihmonte njeri e lodhej. Fëmijë, nipa dhe mbesa i kishin lënë shëndenë, por besoj se edhe prisnin të merrnin gjë nga qesja e tij e parave… Nuk e di a i kanë bërë llogari korrespondentët tamam shifrat e tij, se po ishin numrat me tre a katër zero, ngatërrohen nga pak. Ajo që di tamam është se ka shumë pak kompani prodhuese në Shqipëri që të fitojnë në muaj sa fiton ky bariu i Skraparit. Edhe ka mundësi t’i fitojë. Ndoshta nuk shikon shumë televizor, a dëgjon po aq shumë radio, ku thërrasin e buçasin qeveritarët a elitat kombëtare.

Me mikun e vjetër debati erdhi se unë po e kundërshtoja për Tunelin, apo si e quaj unë “Vrimën e Llogorasë”, që qeveria ka vendosur të bëjë. Isha dhe jam i bindur se për të shkurtuar gjysmë ore a një orë rrugën nuk ia vlenin ato 100 a 200 meleonë euro të hedhura në atë vrimë. Turisti e vlerëson para së gjithash atë zonë, së pari, për panoramën e mahnitshme që bashkon në pak kilometra gjatësi të tëra bukuritë e Francës, Zvicrës e Austrisë, të mbledhura së bashku…

Me një të dhjetën e këtyre parave, besoj se mund të kishe jo vetëm tufa të pafundme me bagëti, që ishin mishi dhe qumështi natyror për turistët që do të zbrisnin në brigjet e Vlorës, Himarës apo në gjithë rivierën e hatashme të Shqipërisë. Po nuk do të mbaronte këtu. Lëkurët e këtyre bagëtive do të mbyllnin ciklin e këpucëve që vendi bën e ua shet të tjerëve. Është detyrim ky i ardhur dhe nga një këndvështrim tjetër. Kur vërtet Kryeministri të bëjë rrogën minimale 300 mijë lekë, pronarët e fasonerive do të rrudhin buzët e ndoshta edhe ua mbathin këmbëve. Për t’i kthyer fasoneritë në pasuri kombëtare prodhimi duhen patjetër ato lëkurët e deleve të Labërisë, që ulin çmimet e këpucëve dhe rrisin natyrisht rrogat e punëtorisë. Turqia, që ka nga flotat më të mira të Europës në aviacion, ka bërë ligj të posaçëm që u mbledh lëkurët për Bajram njerëzisë. I duhet për të forcuar linjën e treguar më sipër…

E mirë, do të thoshin elitat e Shqipërisë, lëri këto, se duhen ca gjëra të tjera elitare.

Për të folur nga pak me ton më elitar, a për t’i ngjarë nga pak po këtyre elitave…

Asnjë vend në botë, thjesht asnjë, nuk mund të zhvillohet dot pa respektuar dy teza të thjeshta, që i kam shkruar dhe mësuar nga të tjerë, që janë më të mençur se unë, apo elitat tona kombëtare.

Së pari, do të modernizosh resurset që të kanë lënë të parët e tu. Dhe së dyti, të shohësh pozicionin tënd gjeografik ndaj të tjerëve. Je vend tranzit, qendror, apo periferik. E kur t’i përcaktosh këto, atëherë ligjet më të rëndësishme të Parlamentit shkojnë në realizimin e këtyre dy pikave. E po ashtu, pjesa më e rëndësishme e sistemit tënd arsimor vete po për të plotësuar ato dy pika…

Po çfarë na lanë të parët, që duhet modernizuar?

E kam shkruar shpesh, por po e rikujtoj. Dy qasje përkundrejt sistemit aktual ndërkombëtar DRITAN HOTI Militantë mallkojnë si hoxhë të çmendur, a sipas variantit që mësuan nga Hoxha, për të të etiketuar komunist, ramist, a një dreq e di se çfarë. Kryeministrat venë e vijnë dhe çdo ditë të tjerët vijnë vërdallë, të mbytur në mjerim. Më thënë troç, jam me kakërdhitë e Zagorisë, çobanin e Skraparit dhe kundër atyre që thonë jemi elitë. Ç’t’i bëj, më duhet të them… jam fshatar i pagdhendur e nuk më pëlqen të jem elitar! Në vitin 1936, kur Duçja vendosi të na pushtonte, pruri në Shqipëri një masë të madhe njerëzish, të studionte inventarin e këtij vendi. Dhe rezultoi, sipas instituteve të specializuara të Romës, që Shqipëria ishte në vend të parë absolut, mbi Zvicër, Gjermani, Angli e Francë, në numrin e të imtave dhe gjedhëve për 1 000 banorë.

Për dreq, sot kur vendi qeveriset nga ato që quhen elita, ky raport është një me njëqind, në favor të botës. E kuptoni ku kemi vajtur?! Dhe mua, më kujtohet gjithnjë zgërdheshja e elitarit Nano, që thoshte: “E pastaj… Ne jemi ekonomi tregu. Edhe barin mund ta blejmë nga jashtë”.

Ku vemë, nuk e di.

Një budalla e kupton që pasuritë e vendit janë minerare apo ndryshe, që peshojnë shumë. Minerale, naftë, çimento e ujë. Kërkojnë port dhe hekurudha, për t’i transportuar jashtë. Me kamionë nuk bëhen dot, se bën kosto e madhe dhe në Bulqizë e dinë mirë këtë gjë. Pasuritë tona kërkojnë të përshkosh pikën më të shkurtër nga portet e saj, nga Vlora e Durrësi drejt Maqedonisë.

Shikojeni strategjinë e Shqipërisë. Nanua u nis nga Kakavija për një drejtim nuk e di se ku. Berisha nga Durrësi drejt Nishit, Rama po i vjen vërdallë bregut të detit. Harta e një njeriu që ka bërë dy klasë shkollë, e jo universitet elitash, të tregon sa më lart se mallrat tona duhet të vinin nga dy portet drejt Qafë–Thanës.

Elitat nuk kanë nge ta shikojnë këtë histori të thjeshtë, që kërkon realizimin e resurseve dhe pozicionin gjeografik të vendit. Janë të zënë me sherrin Rama-Basha. Sa për sport, se nuk besoj se e kanë vërtet. Sherr i stisur që shpesh mbaron sipas këngës së njohur… Në ato maja rripa-rripa… Militantë mallkojnë si hoxhë të çmendur, a sipas variantit që mësuan nga Hoxha, për të të etiketuar komunist, ramist, a një dreq e di se çfarë. Kryeministrat venë e vijnë dhe çdo ditë të tjerët vijnë vërdallë, të mbytur në mjerim.

Më thënë troç, jam me kakërdhitë e Zagorisë, çobanin e Skraparit dhe kundër atyre që thonë jemi elitë. Ç’t’i bëj, më duhet të them… jam fshatar i pagdhendur e nuk më pëlqen të jem elitar!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura