Kakavijë, trafikonin steka me cigare në bagazhin e makinës, arrestohet oficeri i policisë dhe blerësi

Jun 30, 2015 | 18:01
SHPËRNDAJE

Një oficer policie dhe një blerës me pakicë kanë rënë nën prangat e policisë për kontrabandë. Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, njoftuan se kanë arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë kufitare të Kakavijës, inspektor Mentor Cane dhe shitësin me pakicë, Erald Çaço. 

Foto ilustruese

Në njoftimin për mediat thuhet se punonjësi i Policisë, Mentor Cane, i merrte stekat me cigare në Duty-Free-Shop në pikën doganore në anën greke të kufirit dhe duke shfrytëzuar detyrën, i kalonte ato në territorin shqiptar, duke shmangur detyrimet doganore. Më pas këto mallra i fuste në bagazhin e mjetit të tij, tip “Benz Mercedez” me targa TR 36 11 U, dhe i sillte në Tiranë tek blerësi. “Në ngarkesën e fundit, të bllokuar sot në mesditë në rrugën “Ndre Mjeda”, në kryeqytet, punonjësit të policisë Cane iu kapën 36 kuti, me nga 3 steka cigare secila. SHÇBA ka dokumentuar për periudhën që ai ishte nën hetim, se kryente të paktën 2 ngarkesa në javë, me sasi edhe më të mëdha se rasti i kapur. Nga ana SHÇBA-së, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, kutitë me cigare, 2 automjete që u përkisnin shtetasve të arrestuar, si edhe 4 aparate telefoni celularë”,-thuhet në informacionin e publikuar nga Ministria e Brendshme. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura