Kakavijë, bllokohet autobusi që trafikonte klandestinë, pranga dy shqiptarëve

Mar 2, 2015 | 12:12
SHPËRNDAJE

Kakavijë- Policia greke ka bllokuar një autobus shqiptar pasi dyshohet se shërbente për trafik klandestinësh. Ndalimi i autobusit është bërë pasi brenda tij u gjetën të fshehur dy të rinj shqiptarë, një mashkull dhe një femër 21-vjeçare.

Kakavijë

Pasaporta e të resë iu gjet një tjetër pasagjeri 54-vjeçar, i përfshirë në trafik, njofton policia.

Autoritetet vunë në pranga dy drejtuesit e autobusit, shtetasit shqiptar 38 dhe 39 vjeç, të paidentifikuar.

Dy klandestinët pa dokumenta, ishin fshehur mire ne nje vend te krijuar enkas poshtë sediljeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura