Kaka te Milani, ja cili është roli që pritet të marë braziliani

Aug 30, 2018 | 15:11
SHPËRNDAJE

Milani këtë merkato verore përveç lojtarëve të afruar ka sjellë edhe dy drejtorë të mëdhenj. Paolo Maldinin dhe Leonardon të cilët duket se kanë marrë frenat e ekipit për të ringritur Milanin në majat më të lartë të Europës.

Kaka

Por ditën e djeshme në Milano është rikthyer edhe braziliani, Rikardo Kaka i cili pritej të marrë një rol te kuqezinjtë. Ndërsa të gjithë janë në pritje të një roli duket se këtë e ka zbuluar “Tuttomercatoëeb”. Sipas tyre roli që Kaka do të marrë te Milani është ajo e zbulimit të talenteve të reja në Brazil dhe më pas negocimin për ti sjellë ata në Milano.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura