“Kajmaku, gjiza, kosi, Ndoka, hoka…”, PD publikon videon: Rama vazhdon t’u japë bosëve të krimit dhe familjarëve të tyre …

Feb 10, 2020 | 12:26
SHPËRNDAJE

Duke perseritur se Edi Rama eshte i pabesueshem dhe hipokrit me ligjin antiKÇK, Partia Demokratike ka publikuar sot nje video me çfare deklaronte kryeministri ne kohen e akuzave dhe denoncimeve te demokrateve per elementet kriminale te zgjedhur ne krye te bashkive. 

spaho

“Edi Rama i bëri trafikantët e drogës, vrasësit, përdhunuesit, deputetë, kryebashkiakë, drejtorë të rëndësishëm në qeverisjen e vet të kriminalizuar. Është kaq hipokrit me të ashtuquajturin ligj antiKÇK, saç ishte dje, kur mbronte kriminelët e tij nga ligji i dekriminalizimit dhe kur mohonte se më Shqipëri nuk mbillej kanabis”- thekson nenkryetari i PD, Edmond Spaho.

 

 

Sipas tij, “Edi Rama është i pabesueshëm dhe i dështuar në luftën kundër krimit dhe pasurive të tij. Është ai që u ka dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi, që vazhdon t’u japë bosëve të krimit dhe familjarëve të tyre tendera publikë dhe koncesione, duke u dhënë mundësi të pastrojnë paratë e pista”.

Ai thekson se vetëm largimi i Edi Ramës është garanci për një luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura