Kaferja te të moshuarit, mban larg alzheimerin dhe demencën

Dec 1, 2017 | 15:39
SHPËRNDAJE

Përfitimet më mbresëlënëse shëndetësore të kafesë përfshijnë aftësinë e saj në eliminimin e kileve të tepërta, për të rritur nivelet e energjisë, për të parandaluar diabetin dhe për të rritur mbrojtjen e mëlçisë. Gjithashtu, ndihmon në përmirësimin e metabolizmit, parandalimin e llojeve të caktuara të kancerit dhe mbrojtjen e sistemit kardiovaskular nga dëmtimi.

Kokrrat e kafesë kanë përbërje të rëndësishme organike dhe lëndë ushqyese, duke përfshirë një gamë të vitaminave të familjes B, si dhe kalium, mangan dhe magnez. Kafeina ka një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore kur konsumohet në moderim dhe në kohë të caktuara gjatë ditës.download

Në këto kushte, kafja ka disa përfitime të habitshme, shumë prej të cilave janë për shkak të përbërjes kimike dhe ushqyesve. Është e njohur gjerë- sisht se kafeja ndihmon për të mprehur fokusin tuaj mendor dhe për të rritur vëmendjen duke stimuluar trurin. Studimet kanë treguar se personat e moshuar që e konsumojnë atë në baza të rregullta dhe të moderuara janë 60% më pak të prirur për të zhvilluar alzheimer dhe demencë.

Një dobi tjetër e kafesë është se u jep energji njerëzve që të lëvizin, të aktivizohen dhe të djegin kalori më shpejt. Natyra stimuluese aktuale e kafeinës përshpejton metabolizmin e trupit dhe rrit djegien e kalorive. Edhe pse kafeina shumë mund të vendosë një tendosje në sistemin tuaj kardiovaskular, hulumtimet kanë zbuluar se konsumimi i rregullt i kafesë mund të zvogëlojë rrezikun për atak kardiak.

Parandalon diabetin Në vitet e fundit, studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht kafe kanë një shans më të ulët, 23-50%, të zhvillimit të diabetit. Studimi mbuloi pothuajse gjysmë milioni njerëz dhe tregoi disa rezultate shumë interesante. Kjo mund të jetë prej faktit që ju bën më energjikë dhe aktivë, duke ndihmuar në reduktimin e faktorëve të rrezikut për diabetin.

Rrit metabolizmin Një nga rolet thelbësore të vitaminave B në trupin tonë është të rregullojmë dhe të udhëheqim aktivitetin tonë metabolik. Nivelet e rëndësishme të acidit pantothenik dhe riboflavin nënkuptojnë se kafja na ndihmon të optimizojmë efikasitetin tonë metabolik, si edhe për të mbajtur nivele të balancuara të hormoneve. Mbron mëlçinë Edhe pse kjo është ende një fushë që po hulumtohet shumë, konsumi i kafesë ka qenë i lidhur me një shëndet të përmirë- suar të mëlçisë, veçanërisht në parandalimin e cirrozës, hepatitit dhe sëmundjes së mëlçisë yndyrore.

Një studim tregoi se konsumimi i rregullt rezultoi në reduktimin në masën 80% të rrezikut për zhvillimin e cirrozës së mëlçisë. Redukton Depresionin Efektet natyrore të kafesë përfshijnë aktivizimin e mendjes dhe trupit. Kjo mund të bëjë mrekulli për dikë që vuan nga depresioni. Sidoqoftë, ajo ka qenë e lidhur me ankthin në qoftë se konsumohet në mënyrë të tepërt. Mos harroni – gjithçka në moderim!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura