“Kafen dhe ujin s’e paguan Kuvendi, e keni të paguar nga…”, Zbardhen batutat gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm. Kodheli: Dikur shishet nuk lejoheshin se i gjuanim njëri-tjetrit

Oct 4, 2021 | 12:32
SHPËRNDAJE

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme është mbyllur me humor nga ana e deputetëve të opozitës dhe mazhorancës ditën e sotme. 

 

Pas diskutimeve me kryenegociatorin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi, në lidhje me financimet e programeve IPA, kryetarja e Komisonit Mimi Kodheli ka çtensionuar situatën, duke i bërë me dije të pranishmëve se kafet gjatë mbledhjes së sotme kanë qenë të paguara prej saj dhe jo prej Kuvendit.

Gjithashtu Kodheli tha me ironi se shishet e ujit nuk lejoheshin dikur gjatë mbledhjeve të komisioneve për arsye sigurie, pasi deputetët qëllonin njëri tjetrin.

Nga ana tjetër nënkryetari i komisionit për politikën e Jashtme, Tomorr Alizoti në fjalën përmbyllëse kërkoi që diskutimet e ardhshme të kenë karakter më shumë politik dhe më pak teknik.

Pjesë nga biseda

Tomorr Alizoti: Do doja që Komisioni të ishte më politik. Është bërë shumë teknik. Në kënvështrimin tim Shqipëria është një vend i prapambetur. IPA është një projekt që ka në qendër kapitalin njerëzor, i cili është në gjendje mizerabël për shkak të largimeve nga vendi. E mbyllim, shpresoj që herës tjetër ta kemi  debatin më politik dhe më pak teknik.

Mimi Kodheli: Faleminderit ambasadorëve, jeni të lirë të shkoni nëse e keni konsumuar kafen. Meqë jemi te kafja, ju siguroj se këtë ujin dhe kafen nuk e paguan parlamenti, e paguan kryetarja për mirëseardhjen. Kështu që herës tjetër mendohuni mirë. Pastaj kemi ca sekretarë që thonë kafen përpara mbledhjes, se nuk lejohet! Dikur nuk lejohej për arsye sigurie të kishim shishe pasi dikur i gjuanim njëri tjetrit, nuk është ky rasti. Jo që ta dini se mos kujtoni se është gjithmonë kështu, por nuk është gjithmonë kështu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura