Kadilli kërkoi distancimin nga Berisha, reagon Shehu: Turp i vërtetë! Flet sikur ka zbuluar talebanët në PD, pastaj ëndërron të bëhet kryetar

Jul 31, 2021 | 19:19
SHPËRNDAJE

atbardhkadilli-tritanshehu

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka reaguar pas deklaratave të kryediplomates amerikane Yuri Kim e cila kërkoi largimin e Berishës nga Parlamenti i ardhshëm. Në një intervistë për News24, Kadilli tha se PD duhet të distancohet nga lidershipi i vjetër.

“Çështja është shumë komplekse, përfshin emocione, qëndrime politike. Ajo çfarë i ka munguar PD është mungesa e qartësisë së lidershipit për të krijuar një opozitë të re larg lidershipit të vjetër. Të kemi një opozitë të re ndaj çdo trashëgimi që na mban peng. Është një situatë aspak e këndshme për çdo demokrat apo shqiptar. Asnjë demokrat nuk ndihet mirë për shpalljen non-grata të Berishës.  Duhet të kishim qartësi” – tha Kadilli.

Për këtë ka reaguar deputeti i zgjedhur i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu. Përmes një postimi në rrjete sociale, Shehu e ka konsideruar turp këtë deklaratë. Sipas tij, antiamerikanizmi për të cilën flet Kadilli është një gënjeshtër pasi demokratët i kanë promovuar vlerat amerikane prej kohësh, duke u nisur që nga Sali Berisha.

“Po lexoj ne media qe Kadilli duke sulmuar dhe Bashen paska thene: Mbeshtetesit fanatike te Berishes jane kthyer ne antiamerikane! Sikur te kishte zbuluar talebanet ne PD flet ky Kadilli!!! Dhe pastaj enderon te behet dhe kryetar i PD! Turp i vertete ky. Kjo eshte vetem nje genjeshter monstruoze dhe nje provokim i ulet. Dashuria e respekti i pa kufishem per ShBA ka qene ne themel te PD, qe ne lindje te saj…e vazhdon te jete ne te gjitha nivelet e kesaj partie, edhe pavaresisht debateve tona te brendeshme. Dhe promotori i ketij parimi te madh ka qene pa nderprerje pikerisht Berisha vete. E tille vazhdon PD edhe sot me kryetar Bashen” – shkruan Shehu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura