“Kadare është klasiku më i madh i gjallë sot, ka nxjerrë në pah vlerat tona më të mira”, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit: Ishte nën optikën e regjimit, por ai…

Sep 18, 2020 | 13:40
SHPËRNDAJE

Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit ka folur për figurën e shkrimtarit Ismail Kadare në emisionin “Real Story” ne “News 24” ku në fokus të debatit iu është referuar dëshmive të ish-kryehetuesit Qemal Lame.bardhyli

Bardhyli tha se çdo vepër e Kadaresë është shoqëruar me një dosje dhe se ai ka qenë nën optikën e regjimit.

“Kadare nuk ka thënë asnjëherë që ka qenë disident, madje e ka mohuar, as që ka qenë i persekutuar i regjimit. Unë kam pasur mundësinë të njihem me dosjen voluminoze dhe çdo vepër e Kadaresë është shoqëruar me një dosje, çka do të thotë dhe një mbledhje të posaçme në lidhjen e shkrimtarëve, përndjekje në mënyrën e kohës për shkrimtarin.

Morgan thotë që kur gjykojmë Kadarenë duhet ta gjykojmë në kontekstin e kohës dhe do ishte pashmangshme sot kur flasim për një vepër që është përkthyer në 40 gjuhë nuk ka nevojë më të konfirmohet pasi Kadare nuk është një shkrimtar shqiptar por një shkrimtar që i përket letërsisë botërore, do ta quaja ndoshta klasikun më të madh të gjallë sot dhe është fat për një vend si Shqipëria dhe një kulturë që është krah kulturave më të mëdha falë veprës së Kadaresë dhe ne sot përfshihemi në debate që kërkojnë të çmitizojnë në fakt atë që ka mitizuar dhe ka nxjerrë në pah vlerat tona më të mira. Ai ka qenë nën optikën e regjimit jo vetëm i gjithë aparati shtetëror ka pasur vëmendjen ndaj shkrimtarit por unë mendoj që ai asnjëherë nuk ka bërë publike dhe nuk ka folur mbi të qenit i rrezikuar, janë dokumentet”, deklaroi Bardhyli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura