“Ka vlerën e arit”, mediat holandeze i thurin elozhe Armando Brojës

| 21:52
SHPËRNDAJE
 

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, rrëmbeu skenën ditën e sotme, falë dopietës së realizuar me skuadrën e Viteses në kampionat. 19-vjeçari madje ka mahnitur edhe mediat holandeze të cilat nuk i kanë kursyer elozhet për të.

Broja26

Në shumicën e titujve, kryefjala qe pikërisht Broja, i cili edhe pse skuadra e tij luajti me 10 lojtarë për 45 minuta, arriti të shkëlqente duke realizuar 2 gola mjaft cilësore.

“Broja mban Viteshen në shina pas kartonit të kuq të Tanane”, apo “Broja ka vlerën e arit për Vitesen me 10 lojtarë”, “Vitese i mbijeton kartonit të kuq idiot të Tanane falë Brojës”, ishin disa nga titujt e mediave online në Holandë ditën e sotme.

Broja5

Ndërkohë portali i të përditshmes të njohur holandeze “De Telegraaf”, në shkrimin rreth ndeshjes, ia atribuoi meritat e fitores pikërisht sulmuesit të talentuar shqiptar. “Vitese mori kryesimin dhe më pas nuk ishte më në rrezik. Edhe me një lojtar më pak, skuadra nga Arnhajm arriti të dyfishonte falë një aksioni të shkëlqyer të Brojës, i cili bëri çfarë deshi mes mbrojtjes të skuadrës së qytetit të Hagës.

Armando Broja

Djaloshi 19-vjeçar anglez me origjinë shqiptare, tregoi se është shumë i talentuar dhe është një futbollist të cilit Vitese mund t’i gëzohet në këtë sezon”, shkruante portali i gazetës së njohur për sulmuesin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.