“Ka vila luksoze me pishina dhe drita që nuk fiken kurrë”- Ministrja e Qeverisë paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë: Kemi identifikuar konsumatorë familjarë që…

May 26, 2022 | 13:30
SHPËRNDAJE

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka paralajmëruar se do të ketë rritje të çmimit të për të gjithë ata konsumatorë që do të haxhojnë më shumë kilovat në orë, sesa fasha që pritet të vendoset nga qeveria.

Sipas saj është duke u diskutuar fasha mes 700 apo 800 kWh në muaj, ndërsa theksoi se kanë identifikuar familjarë që kanë harxhuar edhe 5000 kWh. Ajo u shpreh se ka vila luksoze me pishina dhe drita që nuk fiken kurrë.

Për këta familjarë u shpreh ajo, sigurisht që do të ketë rritje të çmimit.

“ Ne do të vazhdojmë të aplikojmë të njëjtin çmim për familjarët, por nëse fasha do të jetë 700 apo 800 kWh janë duke u bëra analizat e fundit.

Kemi identifikuar konsumatorë familjare më 5000 kWh, është një shifër që nuk e justifikon as fjalën familjar, por kjo është e drejtë e cdo abonenti ta përdore energjinë. Mund të jenë vila luksoze, pishina, drita që nuk fiken kurrë.  Kjo energji pas asaj fashë që do vendosim do paguhet të paktën me një çmim më të  lartë sesa paguajnë qytetarët që e përdorin për nevojat bazike”, u shpreh ministrja pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura