Ka të shkuar kriminale? Ja çfarë ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit deputeti i PS

Oct 4, 2017 | 19:57
SHPËRNDAJE

Emri i deputetit të PS-së, Gjetan Gjetani nuk ishte dëgjuar më parë në Kuvend, deri kur PD-ja bëri publike një kërkesë që i ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme për të hetuar të shkuarën e tij në Itali.

gjetani-dhe-pd

Nëse i hedh një sy formularit të dekriminalizimit që Gjetani ka depozituar në KQZ në momentin e kandidimit në listat e PS-së ai shkruan se nuk ka udhëtuar kurrë jashtë shtetit.

Ndërsa në CV-në e tij, rezulton se Gjetani e ka nisur karrierën si punonjës policie ku ka punuar për katër vite, deri në 2008 në komisariatin e Kurbinit dhe më pas në burgun e Lehzës.

Në periudhën nga 2011-2013 ai ka qenë avokat në Lezhë, më pas për një vit specialist në Hipotekën e Kurbinit dhe nga 2014 deri në momentin që ka marrë mandatin e deputetit përgjegjës sektori në Hipotekë.

gjet

gjet2

gjet3

gjet4

gjet5

gjet1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura