“Ka sjellë ndryshim historik”/ Armina Mevlani komenton përjashtimin e Berishës nga PD: Gabimet janë pjesë e politikës, por… Ja komenti që ka për Bashën

Jan 12, 2022 | 22:55
SHPËRNDAJE

Armina Mevlani, partnerja e Shkëlzen Berishës ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike si dhe përjashtimin e vjehrrit të saj, ish-kryeministrin Berisha nga kjo forcë politike.

saliberishaarminamevlani

Së fundmi, gjatë emisionit “Goca dhe gra”, ajo duket se i ka dalë në mbrojtje Sali Berishës.

Mevlani deklaron se gabimet janë pjesë e politikës, por ndaj një personi që ka sjellë ndryshime historike në Shqipëri, nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë.

Ajo nuk ka lënë pa komentuar dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

“Më duket e pamundur dhe e shëmtuar deri diku që me vlerat që ka doktori, që ka sjellë demokracinë, ka krijuar Partinë Demokratike të përjashtohet nga shtëpia e vet. Domethënë kjo gjë mua më duket krejtësisht anormale. Kishte njerëz që më shkuan jo ka bërë këtë gabim e këtë. Gabimet janë pjesë e politikës por në momentin që ti ke krijuar diçka që ka sjellë ndryshim historik nuk bëhet në këtë mënyrë dhe nga një lider që 3 herë radhazi ka humbur”- u shpreh Mevlani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura