“Ka shumë të tjerë si McGonigal”, Berisha: SPAK-u është institucioni më i diskredituar në vend! Gazment Bardhi paditi aferën, ndërsa ata i kërkonin…

Jan 31, 2023 | 19:54
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se rasti i ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, nuk është i izoluar dhe sipas tij janë me dhjetëra zyrtarë të tjerë në Europë dhe SHBA që kanë punuar për shpërbërjen e PD-së.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ku tha se SPAK është institucioni më i diskredituar në Shqipëri.

Për të vërtetuar këtë, Berisha mori si shembull padinë e deputetit Gazment Bardhi për çështjen McGonigal, ku SPAK kërkoi aktpadinë e SHBA-ve.

Berisha tha se SPAK duhet të niste menjëherë hetimet dhe jo të bënte një kërkesë të tillë, pasi sipas tij, për çështjen e “Nick Muzin” ata nisën menjëherë hetim ndaj ish-kryedemokratit Lulzim Basha.

“Mafia në pushtet përbën një pushtet të rrezikshëm edhe për vetë SHBA-të. Mafia e Tiranës në pushtet, është një rrezik jo vetëm për shqiptarët, por edhe për SHBA-të, si në rastin McGonigal, por ju garantoj juve që si McGonigal ka edhe të tjerë në Europë dhe SHBA. Fenomeni McGonigal nuk është i izoluar. Nuk është i izoluar as në qëllimin politik, nuk është përpjekur vetëm McGonigal si lobist për shkatërrimin e PD dhe opozitës, forcës më properëndimore dhe anti-ruse në Shqipëri. Janë angazhuar haptas me të gjithë imoralitetin edhe të tjerë për shkatërrimin e kësaj force politike.

Për të njëjtat motive korruptive, mafia në pushtet i Tiranës, është pushteti më i rrezikshëm që nuk njeh asnjë normë dhe asnjë moral. Kam denoncuar përpara jush se kjo mafie përdor çdo formë korrupsioni. Ky është laboratori ku eksperimentohen të gjitha format e korruptimit të zyrtarëve, ku shkon deri tek ai që ishte në lartësi dhe në nivele që nuk mund të imagjinohen. I them këto sepse rasti McGonigal ndriçon, ndihmon shqiptarët për të kuptuar zhvillimet rreth tyre. Për të kuptuar sesi mund të përdoret korrupsioni, jo vetëm për t’i varfëruar ata, por edhe për të vrarë shpresën çdo ditë tek ata.

Imagjinoni ju se çfarë efekti toksik kanë pasur tek qytetarët shqiptarë me qindra deklarata të paguara si ajo e Mark Rosinit. Imagjinoni çfarë drame është luajtur në këtë vend. Me shkatërrimin e shqipërisë dhe shndërrimin e saj në një repart të PS-së. SKAP-i është sot institucioni më i diskredituar në Shqipëri. Shembulli nga sot. Deputeti Gazment Bardhi shkoi dhe paditi në SPAK aferën. Ata i thanë na i sill atë padi. Por kur doli çështja Nick Muzin ajo hapi menjëherë dosje për Lulzim Bashën dhe e mori të pandehur për larje parashë. Sepse ajo ishte larje parashë. Nuk tha më sill aktpadinë. Për Skapin e partisë, pavarësisht se në të katërt anët e botës ulërinë serenat e korrupsionit dhe të krimit dhe kërkon aktpadinë, po mban të njëjtin qëndrim me Ramën, armiqësor. Sigurisht që aty pjesa dërmuese e hetimeve në Shqipëri.

Çfarë e pengonte SKAP-in të thoshte sot se ka nisur hetimet? A e dini ju se McGonigal ka hyrë e ka dalë këtu dhe ka takuar prokurorë e gjyqtarë? Edi Rama e mbylli gojën, u zhduk 5 ditë. E mbylli gojën për 7 ditë Lulzim Basha, njeriu që nëse do të thoshte ja viktima e një komploti, nuk e çeli gojën. U kujtua dje me 4 rreshta pa menduar të përmendë Ramën, pale McGonigal, nuk ekziston për të. Shikoni si përpiqen ta kalojnë skandalin e shekullit, i cili dëmton në mënyrë palcore imazhin e shqiptarit në SHBA. Mos harrojmë se ai është kryeministër. Të tjerët, Amerikanët janë të tronditur nga kjo ngjarje”, u shpreh Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura