“Ka shumë dashuri për ‘Zonjën e Vjetër'” – Sokol Balla tregon bisedën me gazetarin italian: Lajmi për 30 mjekët shqiptarë vuri në pah një valë dashurie mes …

Mar 30, 2020 | 10:40
SHPËRNDAJE

Gazetari Sokol Balla ka treguar bisedën me një gazetar italian, mikun e tij pas dërgimit të 30 mjekëve e infermierëve nga Shqipëria në Itali.

 sokol balla

Balla shkruan se Enrico Mentana e ka treguar se postimi i tij në Facebook për mjekët shqiptarë ka marrë komente e falënderime të shumta nga italianët duke kërkuar që këtë gjë ta dinin shqiptarët.

Në një mesazh inkurajimi për vendin më të goditur deri tani nga koronavirusi, Balla shkruan se Italia do t’i kalojë vështirësitë sepse ka shumë dashuri për Zonjën e Vjetër, nga të gjithë, përfshirë edhe shqiptarët. Nuk mungon dhe një mesazh tjetër për Shqipërinë, për të cilën thotë se për shkak të padrejtësive ka mbetur përkohësisht jashtë nga familja europiane.

Fola sot me mikun tim dhe burimin e frymëzimit profesional @enricomentana. Ai më tha që postimi i tij në Facebook për lajmin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë ishte mbytur nga komentet dhe falënderimet nga ana e italianëve.
Dhe ai donte që edhe ne këtu në Shqipëri të dinim për këtë valë të madhe dashurie midis dy brigjeve të Adriatikut, përfshirë edhe @ediramaal. Atëherë pashë që edhe @matteosalviniofficial kishte postuar të njëjtën video.
Edhe atje ka një valë mirënjohjeje nga një komb si Italia që na frymëzoi vlerat e kulturës, civilizimit, bukurisë, lirisë dhe dashurisë. Dashuria shpesh sfidon vështirësi dhe padrejtësi. Italia do t’i kalojë vështirësitë sepse ka shumë dashuri për Zonjën e Vjetër, nga të gjithë, përfshirë edhe shqiptarët. Shqipëria është evropiane, pavarësisht padrejtësive që na lënë përkohësisht jashtë nga familja jonë natyrore. #Koronavirus e provoi. Dashuria ekziston. Rezisto Itali. Ne do ia dalim. #Bashkë”,
shkruan Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura