“Ka qenë i lakuar nga pushtues”- Pëllumb Xhufi: Ishulli i Sazanit ishte vend piratësh. Një anije veneciane që vinte nga Kreta u sulmua…

Jul 13, 2020 | 22:16
SHPËRNDAJE

Historiani Pëllumb Xhufi, duke folur për Ishullin e Sazanit, deklaroi se ka qenë vend i lakmuar nga pushtuesit dhe në të historikisht janë bërë ankorime anijesh.

saani

Sipas Xhufit, në Sazan më shumë kanë zbarkuar anijet pirate nga vende të ndryshme të Mesdheut dhe Europës.

“Sazani është ishulli ynë dhe duhet të krenohemi me të. Balsha i Dytë i Shkodrës, në marrëveshje me prindër të tjerë mori Vlorën dhe një pjesë e mirë e qytetit ikën në Sazan. Ka ndërhyrë edhe flota veneciane. Ka qenë vend i lakmuar nga pushtues të ndryshëm.

Sazani nuk ka qenë vetëm bazë e përkoheshme veneciane, por ishte vend piratësh. Këtu vinin anije. Prsh, më 1298, anija veneciane vinte nga Kreta dhe aty një anije pirate portugeze e sulmon në ujërat e Sazanit dhe e plackit”, tha Xhufi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura