“Ka qenë pederast pasiv”, ja çfarë ndodhi me “veteranin e nderuar” të luftës në PPSH

Jul 18, 2017 | 20:11
SHPËRNDAJE

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi ka publikuar një pasazh nga një dokument që tregon për një procesverbal të një mbledhje të fillimit të viteve ’50 në Byronë Politike të PPSH-së.

Dervishi thotë se në këtë mbledhje ky emër i njohur “nuk u pranua për instruktor, por kuadri në fjalë u vendos në poste më të larta. Ai është ndër më jetëgjatët e Partisë së Punës së Shqipërisë”.

STATUSI I PLOTE:

Pederastia në Byronë Politike të PPSH-së

Në një mbledhje të fillimit të viteve ’50, u diskutuan disa figura që do merrnin poste të rëndësishme në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe në rrethe.

gogo pederastia byroja

Ndër të tjerë, u propozua për instruktor në KQ një emër i njohur. Askush nuk diskutoi për të. I vetmi që flet kundër tij është Gogo Nushi. Në procesverbalin përkatës, janë shënuar këto fjalë:

“Gogua thotë se ky është me emër të keq. Para lufte ay ka qenë pederast pasiv dhe kjo nuk shkon. Atëherë pranohet të hiqet”.

Të bën përshtypje mungesa e diskutimit në Byronë Politike. Askush nuk e kritikon kuadrin veç G.Nushit. Çështja është mbyllur si me zamkë dhe është kaluar në emra të tjerë.

Nuk u pranua për instruktor, por kuadri në fjalë u vendos në poste më të larta. Ai është ndër më jetëgjatët e Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte edhe “veteran i nderuar” i luftës dhe mbahej ndër kuadrot më të mirë të partisë. Qysh nga viti 1951 ishte sekretar i parë në disa rrethe si Lushnje, Berat, Fier, Peshkopi, etj. Partia e Punës ia dinte vesin e keq. Megjithatë, nuk bë kurrë pengesë që ai të vazhdonte karrierën gjithnjë të sukseseshme në drejtim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura