Ka qenë i lidhur njëkohësisht me gjermanen dhe modelen shqiptare? Kledi Hysa zbulon si qëndron e vërteta për jetën e tij private

Nov 24, 2021 | 10:00
SHPËRNDAJE

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa, ka folur për marrëdhënien që ka aktualisht me të dashurën e huaj, që ndodhet në Austri. Modeli u duk se krijoi një “trekëndësh dashurie” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mes Beatrix Ramosaj dhe Arjola Demirit.

kledi, kristina, haula

I ftuar ditën e djeshme në “Live From Tirana”, Kledi zbuloi nëse i ruan ende kontaktet me Haulën, pasi deklaroi se ka një pëlqim fizik ndaj këngëtares Ramosaj.

Komunikimi me Haulën ka qenë shumë pozitiv, sepse ajo e dinte që i kam thënë që unë futem në një lojë psikologjike dhe që aty mund të ndodhin shumë gjëra që edhe kanë ndodh. Që çdo gjë që ndodh në atë shtëpi, ngel në atë shtëpi. Megjithëse ajo është ndjerë në disa situata jo mirë, që është normale. Këto do diskutohen me detaje kur unë të kthehem në Austri. Çdo gjë do sqarohet kur të shkoj atje”,- u shpreh ish-futbollisti.

khaoula selmi kledi hysa (12)

Në vitin 2016, Kledi është përfolur për një lidhje dashurie me modelen Kristina Bakiun, e cila është shoqja e ngushtë e Adrola Dushit. I pyetur se çfarë ka ndodhur realisht mes tij dhe Kristinës, Kledi tha:

Nuk mund të ha me dy lugë. Keni parë Kledin aty live që njeriu mund të jetë një javë mirë, por jo pesë javë sa isha aty. Kur ka nisur lidhja me Haulën, unë kam qenë vetëm me Haulën. Unë s’kam pas asnjë lidhje me modele shqiptare. Do ishte mirë, por s’ka qenë.

Kjo është histori, se ka mbi dhjetë vite. Ajo ka qenë shoqe e ngushtë e Adrolës, e cila ka qenë e martuar me çunin e dajës tim. Kam pasur bashkëpunime me agjensi të huaja dhe gjithmonë jam munduar të ndihmoj shqiptarët. Kam punuar me Kristinën në Bazel.

Kemi pasur një sfilatë dhe disa foto shooting bashkë. Kam qenë shumë krenar se njerëzit atje thonin ‘Uau’, si ka mundësi që janë kaq të bukura (shqiptaret)?!’. Kemi pasur vetëm bashkëpunim dhe si njeri atë e kam vlerësuar gjithmonë dhe e them dhe sot që Kriastina është njeri i mrekullueshëm, si nga ana e punës, si nga karakteri dhe nga sjellja. Jam ndjerë shumë i lumtur, sepse unë pata gjithë përgjegjësinë”.

khaoula selmi kledi hysa (16) khaoula selmi kledi hysa (14) khaoula selmi kledi hysa (7) khaoula selmi kledi hysa (8) khaoula selmi kledi hysa (5) khaoula selmi kledi hysa (2) kristina baki adrola dushi (1) kristina baki adrola dushi (4) kristina baki kristina baki (1) kristina baki (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura