“Ka qenë i dobishëm”, Putin flet për takimin me Trump: Shpresoj që amerikanët ta kuptojnë…

Aug 22, 2018 | 19:16
SHPËRNDAJE

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se samiti që ka zhvilluar me homologun e tij amerikan muajin e kaluar, ka qenë “i dobishëm”, duke shtuar se të dyja palët nuk kanë shpresuar në tejkalimin e të gjitha dallimeve gjatë takimit dyorësh.

“Shkëmbimi i mendimeve dhe një bisedë direkte është gjithmonë shumë e dobishme”, u shpreh sot Putin, vetëm një ditë para takimit të planifikuar të këshilltarit të tij për siguri, NIkolai Patrushev dhe homologut të tij amerikan, John Bolton.

Putin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump shpesh ka folur për përmirësimin e marrëdhënieve me Kremlinin, por edhe takimi me Putinin në Helsinki dështoi që të ndryshonte raportet mes dy vendeve.

Uashingtoni më 21 gusht paralajmëroi se është i gatshëm të forconte presionin ekonomik ndaj Moskës, nëse kjo e fundit nuk “ndryshon në mënyrë të konsiderueshme” rrugën e saj.

“Megjithëse aktivitetet malinje të Rusisë vazhdojnë, ne besojmë se aventurizmi i saj padyshim është i kontrolluar nga fakti se ne mund t’iu shkaktojmë dhimbje më të madhe ekonomike”, ka thënë Sigal Mandelker, ushtruesi i zëvendëssekretarit të Thesarit amerikan.

Duke folur në një konferencë në Soçi, Putini tha se sanksionet amerikane ndaj Rusisë janë “kundërproduktive dhe të pakuptimta”.

“Shpresoj se një ditë partnerët tanë amerikanë ta kuptojnë se kjo politikë (e sanksioneve) nuk ka perspektivë dhe ne do të fillojmë të bashkëpunojmë normalisht”, shtoi presidenti rus./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura