“Ka punuar si balerinë në klube nate”, ja si u përgjigjet Mimi Kodheli

Dec 9, 2016 | 18:20
SHPËRNDAJE

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka reaguar për herë të parë për sulmin e mediave greke ndaj saj, të cilat raportuar se 25 vite më parë ajo ka punuar si balerinë në klube nate në vendin fqinj.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli

Kodheli si përgjigjet për lajthitjen e mediave në Greqi, ka përdorur një thënie të ish-Kryeministres së Britanisë së Madhe, Margaret Theçer.

“Gjithnjë festoj pa masë nëse një sulm është praktikisht lëndues sepse mendoj, mirë, nëse ata sulmojnë dikë personalisht do të thotë se nuk u ka mbetur asnjë argument politik.”

Sipas asaj që shkruante faqja “militaire.gr”, Kodheli “para 25 vitesh, ishte një balerinë e bukur që punonte në Syngrou Avenue. “Më pas ajo shkoi për studime në SHBA ku kreu doktoratë për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pasi u angazhua në politikë, sot ajo është ministre e Mbrojtjes në shtetin fqinj”.

Një shkrim i tillë në mediat greke erdhi pas përplasjes në distancë të dy ministrave të Mbrojtjes të Greqisë dhe Shqipëris, ku Kodheli në reagimin e saj tha se ka ikur koha “satrapëve” si përgjigje ndaj kërcënimit të homologut grek.

15420993_1188762017873803_5293689906345535826_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura