“Ka prirje të radikalizmit fetar”/ SPAK kërkon 4.5 vjet burg për ekstremistin Ibrahim El Salih

Feb 3, 2023 | 7:48
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme, Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar dënimin me 4.5 vjet burg për të pandehurin Ibrahim El Salih (Lekica), i cili akuzohen për veprën penale të “nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Ibrahim El Salih

SPAK-u e ka mbështetur konkluzionin e tij, në shkrimet e publikuara nga Salih, në rrjetin social “Facebook”.

Ibrahim El Salih, 56-vjeçari nga Kukësi u arrestua më 24 maj 2022 nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit. I lindur në fshatin Shtiqen dhe banues në Kukës, El Salih njihet si besimtar praktikant i fesë islame dhe ish-punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit. Baba i dy fëmijëve të rritur, ai raportohet gjithashtu si aktivist politik dhe mbështetës i opozitës, por nuk është shquar më parë për prirje ekstremiste ose radikale fetare.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK-ut, 56-vjeçari u akuzua se nga data 22 shtator 2021 e në vijim nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka kryer transkriptimin dhe përkthimin e videove nga gjuha e huaj (arabe) në atë shqipe, duke përhapur elementë të konsiderueshëm të deformimit të koncepteve fetare, të propagandës ekstremiste dhe nxitëse të urrejtjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura