“Ka pasur zvarritje të hetimeve”, a po heton Arta Marku, Adriatik Llallën? Ja si përgjigjet kryeprokurorja

Mar 15, 2018 | 21:30
SHPËRNDAJE

Si e gjeti gjendjen në Prokurorin e Pergjitshme 3 muaj me pare Arta Marku? A po heton kryeprokurorja, ish drejtuesin e organit te akuzes? Ja si pergjigjet Arta Marku ne Real Story:

“Është punuar, por ka pasur shumë probleme, ka pasur zvarritje të hetimeve, ka pasur cështje që ishin bllokuar, që nuk ecnin, s’mund të them arsyet pse, por pavarësisht punës të madhe që ishte bërë, kishte edhe cështje që mund të punohej. Jam përpjekur ti motivoj prokurorët që ti nxis, ti shtyj të merren edhe me cështje që janë pezullaur për një arsye apo për një tjetër, të bashkëpunojnë me policinë e Shtetit apo edhe me institucionet e tjera ligjzbatuese”.

arta

A keni opinion per paraardhesit tuaj ne kete zyre?

S’eshte ne natyren time, etiken time qe te jap nje opinion per ta.

A keni opinion per ish kryeprokurorin Adriatik Llalla?

Kam opinion, por punen e tij e ka vleresuar publikum, eshte perfolur aq shume sa nuk gjej vend te perseris gje.

Ndaj zotit Llalla kemi nje situate te paprecedente, iu revokua viza deri te vendimi i DASH, me motivacion qe na shokoi te gjitheve per perfshirjen e tij ne afera te renda korruptive, ju si u ndiete?

Jam ndiere shume keq, si eshte ndiere, apo sic duhej te ndihej cdo zyrtar, aq me teper per paraardhesin tim.

Nese do hapte prokuroria nje hetim, apo heton prokuroria ish drejtuesin e saj?

DASH eshte treguar gjithmone i gatshem per te hetuar cdo zyrtar, edhe per rastin konkret.

Cfare po beni ju, ka nje veprim konkret?

Le te themi qe prokuroria ka marre pergjegjesite e veta qe i ngarkon kushtetuta dhe ligji, per me teper nuk mund te flas per kete ceshtje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura