“Ka pasur 25 kritere për t’u futur në sigurimin e shtetit, jo vetëm emrin me iniciale”/ Meta për Autoritetin e Dosjeve: U shqetësua nga një e-mail anonim! Morën 7 vendime të paligjshme në një ditë

Sep 22, 2022 | 21:16
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se për t’u bërë pjesë e ish-sigurimit të shtetit ka pasur 25 kritere dhe se nuk mund të përfshihej vetëm me emër dhe mbiemër.

meta 6

I ftuar në emisionin “Top Story”, Meta ka akuzuar Autoritetin e Dosjeve për falsifikim, ku sipas ish-Presidentit, janë marrë 7 vendime të paligjshme në një ditë.

Meta: Ka pasur 25 kritere për t’u futur në Sigurimnin e Shtetit. Shkruhej emri i plotë, emër mbiemër, atësi. Këto janë lojrat e tyre. Kam një pyetje, Autoriteti i Dosjeve u shqetësia për një e-mail anonim që gjoja erdhi nga Amerika, erdhi me iniciale VFLP, një dosje që gjoja donte ta hiqte Berisha. Këta për 24 orë morën 7 vendime të paligjshme, kishin një ligj të gatshme, e çuan në Kuvend. E merr ai personi që gjoja e kisha spiunuar unë, që nga data 3, pra pas më shumë se 50 ditësh, ai thotë që kjo është një mashtrim dhe falsifikim. Ju nuk e keni lexuar i thotë, jeni palaço i thotë, se unë ato që kam thënë në 1990 kur më ka ndaluar sigurimi i shtetit, ia kam shkruajtur me shkrim dore. Kam folur vetëm me këta të tjerë.

Pyetje: Thoni që ju e keni mbajtur afër këtë person?

Meta: Si mundet autoriteti me një e-mail anonim, të mblidhet për një ditë të marrë 7 vendime?

Gazetari: Këta mund ta përdorin politikisht.

Meta: Po pse ta përdorin politikisht? Këta vetë e bënë ligjin. Rama, Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura