“Ka parë lot në sytë e mi”- Aktorja Monika Lubonja rrëfen lidhjet e dështuara pas divorcit me ish-politikanin e ndjerë, si reagonte nga këshillat e së bijës: Nëse mendon se pengesa jam unë…

Jun 25, 2022 | 19:47
SHPËRNDAJE

Edhe pse qëndroi rreth 130 ditë në shtëpinë e “Big Brother”, pak tha për jetën e saj private.

monika lubonja5

Pas historisë së divorcit, Monika Lubonja thuajse asnjëherë nuk përmendi detaje nga jeta e saj sentimentale në vitet e fundit, duke u fokusuar te loja brenda shtëpisë.

monika lubonja1

Por tashmë që është jashtë, prej kohësh u kishte munguar mediave, kështu që aktorja ka kthyer edhe njëherë vëmendjen duke folur për jetën private, duke pranuar historitë e saj të dështuara të dashurisë.

monika lubonja2

Monika foli pak ditë më parë se të gjitha historitë e saj i ka ndarë me të bijën, duke rrëfyer edhe këshillat që ka marrë prej saj.

284032910_1054597295262099_2056042974263214358_n

“I kam prezantuar partner, ka qenë një ekuilibër jashtëzakonisht i mirë se Tea në fund të ditës ka dashur që unë të jem e lumtur. Tea ka menduar gjithmonë për të më thënë… fjalët e Teas kanë qenë këto: Mami, nëse ti je gati për një lidhje dhe për të ardhur në shtëpi bujrum, por bëje për veten tënde, jo për mua. Jo se Tea ishte më e emancipuar, por dhe rrethi familjar ku është edukuar.

monika lubonja3

Mua shumë herë më ka ardhur keq se Tea ka parë lot në sytë e mi në kohën e një lidhjeje, më vinte keq se e shikoja që ajo e vuante atë që po vuaja unë dhe më thoshte se nëse ti mendon se pengesa jam unë, nuk jam vajza jote jam, motra jote, unë do të rritem nesër pasnesër do të shkollohem, pavarësisht se lotët e mi kanë qenë në rrethana të ndryshme e të ndodhin këto lloj dobësie kur je vetëm që gratë i kanë, varet se si vajza jote të pret”, tha Monika në “Goca dhe Gra”.

monika1

Megjithatë, deklarata e saj përfundoi këtu, duke zgjedhur të mos përmendë emra apo arsye të dështimit të këtyre historive.

monika lubonja monika lubonja (2) monika lubonja monika lubonja2 monika lubonja3 monika lubonja (1) monika lubonja (8) monika lubonja (7) monika lubonja (6) monika lubonja (5) monika lubonja (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura