Ka pamjen e një shtëpie të zakonshme, del në shitje vila me dhoma gjumi ‘speciale’, por askush nuk e blen/ ARSYEJA

Dec 7, 2019 | 21:02
SHPËRNDAJE

Një vilë në Londër është nxjerrë në shitje. Fotografitë e shtëpisë tani janë përhapur në të gjithë botën për shkak të dhomave të gjumit speciale. Ekziston edhe një çmim i konsiderueshëm i akomodimit luksoz, plot 1.7 milion euro.

vila

Nga jashtë, nuk ka asgjë të veçantë për të parë në këtë vilë. Në pamje të parë, shtëpia duket e bukur, e hijshme dhe e mirëmbajtur. Fotografia e kuzhinës më poshtë tregon se është gjithashtu moderne. Megjithatë, jo gjithçka është ajo që mund të duket kur shikojmë të gjitha fotot nga brenda vilës.

Kur ngjitemi për të parë dhomën e gjumit diçka të vret syrin. Kjo pronë e madhe ka pesë dhoma gjumi dhe një garazh të gjerë.  Vila është shumë e bukur, por arsyeja pse nde nuk është shitur është sepse hapësirat janë të mbushura me priza elektrike. Më shumë se 50 priza në një dhomë.

Nuk dihet pse muret janë me kaq shumë priza, por kjo nuk i ndalon njerëzit në mediat sociale të ndajnë komentet e tyre imagjinare .

kuzhina dhomegjumi2 dhome gjumi 1 dhome gjumi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura