“Ka një lloj mallkimi”/ Rama flet nga Greqia për integrimin: Tani që jemi në formë të mirë ne, janë ata në formë të keqe

| 9:50
SHPËRNDAJE
 

edi ramaNga Greqia kryeministri Edi Rama ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE. Sipas tij, integrimi është e vetmja rrugë, por ka diçka që ai e quan mallkim.

Në tryezën me temë, “Ballkani Perëndimor përtej 2020-s”, Rama tha se tani që Shqipëria është në formë të mirë, BE eshte ne forme të keqe.

“Mendoj që Shqipëria dhe të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë në një moment të rëndësishëm historik, mes një të shkuare që duan ta lënë pas krahëve dhe një të ardhme që nuk ka ardhur. Pra për të qenë tërësisht të integruar në BE. Kjo është diçka e dukshme dhe duket sikur ka një lloj mallkimi, se kur ne ishim në formë jo të mirë ata nuk uleshin në tryezë, tani që jemi në formë të mirë ne janë ata në formë të keqe. Por ne nuk kemi alternativë tjetër, e vetmja është të jemi pjesë e BE. Jo sepse na e kërkojnë miqtë më të fuqishëm, por sepse kjo është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm, është ëndrra e përhershme e etërve tanë”, u shpreh Rama.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.