“Ka ndodhur vetëm me policinë e Enver Hoxhës”, Manjani: Shqipëria pa Kushtetutë, qeveria arreston natën

May 26, 2018 | 18:07
SHPËRNDAJE

Ish-ministri Ylli Manjani në një intervistë në emisionin “Kjo javë”, ka komentuar shkarkimet e gjyqtarëve nga Vettingu, dhe sipas Manjanit, sot Shqipëria është pa Kushtetutë.

Ish-ministri i Drejtësisë tha se qeveria tani mund të bëj ç’të dojë, pasi nuk ka kushtetutë që ta ndalojë.

manjani kjo jave

Pjesë nga intervista

Jemi pa Gjykatë Kushtetuese…

Jo vetëm ka Gjykatë Kushtetuese, por me sistem gjyqësor të gjymtuar. Sot kemi një prokurori të varur nga Ministria e Brendshme. Ky është kulmi i dhunimit të kushtetutës. Sot Shqipëria është pa Kushtetutë, dhe qeveria ka lirinë të marrë prona pasi ka pasur vendime që e ka bërë këtë gjë, të gllabërojnë të drejtat e njeriu, të arrestoj në mes të natës. Kjo ka ndodhur vetëm në policinë e Enver Hoxhës, ndodh edhe sot. Qeveria pa Gjykatë Kushtetuese mund të bëj çdo gjë që i do qejfi.

 Si zgjidhet ky ngërç?

Unë mendoj se kjo ndodh vetëm me zgjedhje të drejta. Duhet lënë e vetmuar qeveria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura