“Ka munguar 6 muaj në Parlament”- Kujtim Gjuzi pretendon se i ka gjetur “shkeljen” Ramës, por ja si i përgjigjet Ruçi

Jun 14, 2021 | 10:16
SHPËRNDAJE

Deputeti Kujtim Gjuzi ngriti shqetësimin sot në Kuvend lidhur me numrin e seancave plenare në të cilat ka munguar sipas tij Kryeministri Edi Rama.

Duke iu drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kreu i Konservatorëve tha se janë bërë 6 muaj mungesë nga ana e kryeministrit, ç’ka sipas tij përbën shkelje të Rregullores së Kuvendit.

“Kryeministri ka munguar 6 muaj në parlament nga data 4 janar deri më 9 qershor.

A përbën kjo një shkelje që mandati i tij të koniderohet i pavlefshëm në këtë moment? Mandati aktual, jo ai i riu?”, pyeti Gjuzi.

Por kryeparlamentari Ruçi e quajti një konstatim të pasaktë këtë të bërë nga kreu i Konservatorëve.

“Je i pasaktë se jo më vonë se seancën e kaluar ka qenë kryeministri duke folur pikërisht këtu“, tha Ruçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura