Ka mbi shpatulla barrën e pandemisë/ Pas vendimit drastik Boris Johnson gjen kohë për të birin 8-muajsh, ja çfarë raportojnë mediat britanike

Jan 17, 2021 | 17:11
SHPËRNDAJE

 

Ndërsa Britania e Madhe ndodhet në një situatë të vështirë me pandeminë, kryeministri Boris Johnson gjen kohë për t’iu dedikuar familjes.

johnson 11

Mediat britanike kanë publikuar foto të kreut të qeverisë teksa mban në krah të birin e tij 8-muajsh Wilf në Londrën qendrore.

Kujtojmë që Wilf lindi më 29 prill të vitit 2020, në kulmin e krizës së pandemisë Covid-19 në Britaninë e Madhe dhe kudo në botë.

Raportohet se Boris Johnson dhe i biri e kaluan fundjavën duke shëtitur në Kopshtet e Pallatit Buckingam, që ndodhet pranë shtëpisë së tyre në Downing Street. Kryeministri shfaqet sportiv, me një kapele të kuqe me flamurin e Uellsit.

Po me ngjyrë të kuqe është veshur edhe djali i 56-vjeçarit, që mban mbi supe një pallto të hijshme. Kujtojmë që të premten kryeministri Johnson lajmëroi masa të reja drastike që kufizojnë udhëtimet në Britaninë e Madhe për afro 1 muaj.

Kushdo që hyn në vend do të ketë një test koronavirus deri në 72 orë para nisjes dhe një formular të veçantë udhëtimi , i cili do të kontrollohet nga linjat ajrore.

johnson 1 johnson 2 johnson 3 johnson 4 johnson 5 johnson 6 johnson 11

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura