Ka lindur apo jo? Nëna e Gigi Hadid postoi këtë foto dhe zbuloi se…

Sep 19, 2020 | 22:44
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë, në media qarkullonte lajmi se supermodelja Gigi Hadid, mund të ketë sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

gigi hadid (4)

Bukuroshja është në një lidhje me këngëtarin e njohur Zayn Malik, por të dy prindërit e ardhshëm kanë qenë të rezervuar në lidhje me fotot e shtatzënisë.

gigi hadid (6)

Së fundmi, mamaja e Gigi-t, Yolanda, ka konfirmuar se bukuroshja ende nuk ka lindur, pasi postoi në Instagram një foto familjare, ku barku i saj ishte shumë i madh.

gigi hadid (10)

Në foton bardh e zi, dukej Yolanda, e cila i kishte mbështetur kokën tek barku vajzës së saj, siç bëjnë njerëzit zakonisht për të dëgjuar ndonjë lëvizje të bebit.

gigi hadid (8)

25-vjeçarja dukej mahnitëse dhe nuk kishte vënë make up.

gigi hadid (7)

Ndërsa në foton e dytë, mamaja dhe motra e Gigi-t, Bella, i kishin vënë duart tek barku i saj.

gigi hadid (12)

“Duke pritur me durim që engjëlli i saj të lindë…”, shkruajti gjyshja e emocionuar krahas fotove që kishte postuar.

gigi hadid (11)

Lajmet se Gigi dhe Zayn do të bëheshin prindër për herë të parë dolën që në prill nga një burim pranë familjes.

Më pas, vetë çifti e konfirmoi se modelja ishte në pritje të ëmbël.

gigi hadid (1)

Dyshja kanë qenë herë të lidhur e herë të ndarë që nga viti 2015, ndërsa  gjatë periudhës 2018-2019, ata u ndanë. Pas kësaj, Gigi vendosi të rikthehej sërish tek këngëtari.

gigi hadid (3) gigi hadid (2)

gigi hadid (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura