VIDEO- “Ka krijuar idenë e një gogoli”/ Rama mesazh edhe Ilir Metës: Patronazhistëve tu merrni të keqen!

Apr 18, 2021 | 11:47
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me patronazhistë të Partisë Socialiste në Tiranë, duke theksuar se termi nuk është shpikur nga socialistët.

Kryeministri i tha Presidentit Ilir Meta se “patronazhistët ju njohin kush jeni”.

Rama: Përfshirja në një parti politike është sfida më e madhe që një njeri zgjedh në moshën tuaj, pasi aty janë përtalljet më të forta, drejtpërdrejta dhe ndikuese për të nesërmen. Ju jeni patronazhistë, si ju ka dhe plot të tjerë. Në këto ditë fjala patronazhist është lakuar shumë, por prej disave përdoret si fjalë për të krijuar idenë e një gogoli që ka dalë në Tiranë dhe kontrollon njerëz. Patronazhisti nuk është figurë që u shpik në Shqipëri, s’e krijuam ne.

Patronazhisti është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe historisë së përballjeve mes dy partive më të mëdha të botës, Partisë Republikane dhe Demokratike në SHBA.  Patronazhist është ai që angazhohet që aty ku jetoj, aty ku banon, aty ku i kërkohet të trokasë në një numër të caktuar dyersh, të kontaktojë me një numër të caktuar familjesh, të komunikojë me kategori të ndryshme moshore dhe shoqërore me një numër të caktuar dhe të mbajë shënim dhe të mbaj shënim se çfarë perceptimi ka nga ata që kontaktohen janë majtas, janë djathtas, janë të vendosur, janë të lëkundur, janë të pa përcaktuar, janë të papërcaktueshëm e kështu me radhë.

Kështu që le të thonë çfarë të duan ata, se ata atë punë kanë, por nga ana tjetër patronazhimi është klasa e parë e shkollës së madhe politike, ku kush ka ambicien, dëshirën, vullnetin, këmbënguljen në klasa më të larta e fillon nga patronazhimi.

Patronazhimi është klasa e parë e shkollës së madhe politike, ku kush ka ambicien, dëshirën, këmbënguljen për të shkuar në klasa më të mëdha e fillon nga patronazhisti. Mund të jenë dhe 60 vjeç dhe vijon të jetë patronazhist, si aktivist i partisë politike.

Mesazhi për patronazhistët duke filluar nga Ilir Meta, patronazhistëve t’u merrni të keqen. Edhe mos harroni asnjëherë, patronazhistët ju njohin kush jeni. Ne ju njohim dhe me 25 prill do e shihni kush jemi. Kur votat të numërohen do e kuptoni se përse ne juve ju mundim, do ju mundim. Edi Rama është vetëm patronazhisti më i gjatë. Edhe pjesa tjetër, ana tjetër e medaljes, patronazhistët tanë s’kanë makina të shtrenjta. Nuk ka patronazhist me Hummer, Bently, Ferrari, Toyota.

Ata kujtojnë se po ikin përpara duke u futur në karvan me Lamburgini dhe duke bredhur nëpër Shqipëri, patronazhistët tanë nuk bredhin, ata ecin. Ecin dhe ndalojnë. Sepse në çdo hap, marrin shënim, kush je? Si e ke emrin? Si të duket situata? Për kë ke votuar më përpara? Kë do të votosh këtë herë? Po mamin? Babi c’thotë? Ndërkohë që ata mendojnë se Shqipëria është rrugëve duke pritur në çdo cep”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura