“Ka informacione të çuditshme”- Princi i Kurorës së Arabisë Saudite nën akuza për dërgimin e një skuadre në Kanada për të vrarë…

Aug 7, 2020 | 19:39
SHPËRNDAJE

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është akuzuar për dërgimin e një skuadre në Kanada për të vrarë një ish zyrtar të inteligjencës saudite.

Plani i dështuar për të vrarë Saad al-Jabri u thur pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në Turqi, thuhet në dokumentet gjyqësore të paraqitura në SHBA.

_112435220_image-3

Jabri, një veteran i qeverisë së Arabisë Saudite, u arratis tre vjet më parë.

Që nga viti ai ka qenë nën mbrojtjen e sigurisë private në Toronto.

Princi i kurorës akuzohet për përpjekjen për të vrarë zotin Jabri në mënyrë që ai të “heshtte”, pasi posedonte informacione të “çuditshme”.

Sipas “BBC”, në dokument thuhet se kjo përfshin korrupsion dhe mbikëqyrjen e një ekipi mercenarësh personalë të etiketuar Skuadra e Tiger.

Anëtarët e Grupit Tiger u përfshinë në vrasjen e gazetarit disident Khashoggi, i cili u vra ekzekutua konsullatës Saudite në Stamboll në vitin 2018, thuhet.

Komploti për vrasjen e  Jabri dështoi pasi agjentët e kufirit kanadezë u bënë dyshues për skuadrën, ndërsa ata u përpoqën të hyjnë në vend në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura