Ka gjykuar Skënderbeun në Europa Ligë, mësoni arbitrin që do të vendosi drejtësi në ndeshjen Shqipëri-Angli

Mar 26, 2021 | 15:12
SHPËRNDAJE

UEFA ka publikuar katërshen e arbitrave që do të vendosin drejtësi në sfidën e Kombëtares shqiptare ndaj Anglisë, e programuar të zhvillohet të dielën në stadiumin “AIR Albania” me fillim nga ora 18:00.

Shqiperia

Qeveria e madhe e futbollit europian ka publikuar në faqen e saj, se arbitri që do të vendosi drejtësi në këtë takim të shumëpritur do të jetë izraeliti Orel Grinfil, i cili do të jetë i ndihmuar nga dy asistentët Roi Hasan dhe Idan Jarkoni, ndërsa arbitër i katërt do të jetë, Gal Leibovitz.

Grinfil është një emër i njohur për shqiptarët, pasi ka gjykuar dhe sfidën e Skënderbeut në Europa Ligë në vitin 2016 ndaj Lokomotivës së Moskës, ku skuadra korçare humbi me rezultatin 2-0.

Shqipëria ndeshjen e parë ka fituar minimalisht 0-1 ndaj Andorrës në transfertë falën golit të Lenjanit, ndërsa Anglia ka triumfuar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj San Marinos në “Wembley”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura