Ka gjetur shkëlqimin me Gatuzon, Hysaj merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Mar 27, 2020 | 14:41
SHPËRNDAJE

Elseid Hysaj është kthyer te forma e tij më e mirë nën urdhrat e Gatuzos, pas periudhës së vështirë që kaloi me Ançelotin.elseid-hysaj-napoli_tkrhlwt61lt41n5t4woclxo77

Megjithatë sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, lojtari e ka ndarë mendjen dhe në merkaton e verës do të largohet. Shqiptari ia ka bërë të ditur drejtuesve që do të largohet, për të luajtur me një skuadër tjetër sezonin e ardhshëm.

Në këtë situatë Napoli po përpiqet t’i rinovojë kontratën futbollistit, duke ditur që i përfundon pas 15 muajve dhe më pas ta shesë në verë.

Hysaj duket se nuk do të ndryshojë mendje për të qëndruar, pavarësisht se Gatuzo i ka dhënë besim dhe ai ka treguar paraqitje të mira.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura