“Ka gjëra të tjera më përvëluese”- Berisha i përgjigjet akuzave të Bashës: Flit me emra! Rama gjeti një qenie të dobët dhe e shfrytëzoi

Nov 25, 2022 | 13:09
SHPËRNDAJE

Sali Berisha iu është përgjigjur akuzave të ish-kreut të PD, Lulzim Bashës i cili në deklaroi se ish-kryeministri dhe “oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit”.

Berisha i kërkoi Bashës të flasë me emra, duke paralajmëruar se “s’po them gjëra të tjera që janë më përvëluese se këto”.

Ndërsa akuzoi Ramën se ka kryer “një akt makbethian, absolutisht më të rëndë, duke përfshirë kreun e opozitës në aferën e projektit të Durrësit”.

Sali Berisha: “Absolutisht vetëm të Edi Ramës, sa tendera ka fituar ai Kapllani, shiheni. E kam publikuar shifrën, me dhjetëra tenderë, përfshirë pallate, aty ku u krijuar keqtrajtimi më i shëmtuar ndaj qytetarëve, tek 5 maji. Ka problem statutor në PD. S’ka forcë që e tërheq PD nga tenderët, merr përsipër të jetë opozitë e vërtetë dhe jo grupi i tender-menëve. Sepse Kapllani ka listë të gjatë tenderësh nga pushteti qendror dhe vendor, Është i detyruar, s’ka se si, e telekomandojnë, i japin para.

S’kanë lidhje me popullin opozitar, Nëse ka një akt makbethian të Ramës, absolutisht më të rëndë, përfshirjen e kreut të opozitës në aferën e projektit të Durrësit.

Di një vend tjetër ku kreu i opozitës ishte marrë peng me dokumente dhe ngeli 20 vite në krye të opozitës.

Populli priste t’i çonte në fitore. Ai gjeti një qenie të dobët, por kryeministri s’mund ta bëjë dot kurrë atë.

Vendi duhet të ketë opozitë, t’i e lufton opozitën por jo në këtë mënyrë. Shfrytëzon një njeri të dobët dhe e fut në aferë. Këtë e them me përgjegjësi të plotë.

Atë e quaj mega krimin më ët madhe ekonomik, Portin e Durrësit. S’ka qëllim tjetër nga Sali Berisha, sa i përket ndonjë njeriu afër meje, Basha le të flasë me emra.

S’po them gjëra të tjera që janë më përvëluese se këto, po them kaq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura