Spanja e shkatërroi ditën e djeshme skuadrën e Kroacisë me një rezultat 6-0, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren. Sigurisht që në këtë ndeshje u vu re një shkëlqim i lojtarëve të Realit të Madridit, dhe kjo i ka bërë përshtypje edhe trajnerit Luis Enrike i cili pas ndeshjes u shpreh:
“Baza është Real Madrid dhe mendoj se është mirë”. Duket se ish-trajneri i Barcelonës i ka seleksionuar lojtarët e Kombëtares dhe vihet re një numër i vogël i lojtarëve të Barcelonës të cilët më parë kanë qenë boshti i Kombëtares. Ndërsa sot janë ata të Reali që e dominojnë Kombëtaren.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al