“Ka disa rritje të çmimeve, por nuk ka sinjale për varfërim të shqiptarëve”- Ministrja e Financave: Do emetojmë Eurobond. Ja si i përgjigjet vërejtjeve të FMN-së

Oct 13, 2021 | 13:01
SHPËRNDAJE

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj sqaroi sot projekt-vendimin për Eurobondet që do të emetohen nga institucioni që ajo drejton.

Ministrja tha së eurobondi pritet të kapë vlerën 500-700 euro dhe do të përdoret në mbështetje të arsimit, shëndetësisë, jo vetëm për këtë vit, por edhe vitin tjetër.

Sot Këshilli Ministrave miratoi një projekt-vendim të veçantë që lidhet me pr.ligjin për Eurobondet që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë. Ky ligj që do paraqitet në Parlament, është në mbështetje të detyrave funksionale të Ministrisë së Financave, për mbështetjen e buxhetit dhe për financimine  deficitit. Eurobondi nuk është një proces që fillon këtë vit për herë të parë. Është e pesta hera që Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare për të marrë fonde në monedhë të huaj. Në të gjitha rastet ky ka qenë një test i qeverisë për të testuar tregjet, kredibilitetin e qeverisë dhe disponueshmërinë e të gjithë tregjeve ndërkombëtare për të financuar bonde. Ndër vite vlera e financuar ka ardhur në rritje, por dhe interesi për bondin ka ardhur në ulje, ndërsa maturiteti ka ardhur në rritje. Këtë vit Eurobondi pritet të emetohet në vlerën nga 500-700 euro dhe do jemi gati të dalim në treg në fund të tetorit apo në fillim të nëntorit. Po ndjekim procedurat që të përmbushim detyrat funksionale, dhe të jemi gati të emetojmë Eurobondin në momentin e parë kur normat e interesit të jenë të ulëta. Jemi besimplotë që kushtet janë të favorshme për të darë brenda këtij viti në Eurobond. Huamarrja do merret për mbështetje buxhetore, për arsimin, shëndetësinë, infrastrukturë. Do përdoret edhe vitin tjetër”, tha Ibrahimaj.

Ministrja u pyet gjithashtu nga gazetarët lidhur me paralajmërimin e FMN-së lidhur me nevojën për menaxhimin e PPP-ve dhe uljen e Borxhit Publik.

Në radhë të parë do tju ftoja ta lexoni me vëmendje deklaratën e FMN-së. Ne prej dy javësh kemi pasur diskutime të nivelit teknik me përfaqësues të FMN-së dhe BSH. Ndajmë mendimin e përbashkët që ekonomia shqiptare ka ardhur në përmirësim dhe ka treguar stabilitet në përballimin e krizës së vitit të kaluar dhe tërmetit. Dhe i ka potencialet për të përballuar krizën energjitike nëse përmbahet në përmasat e parashikuara nga tregjet ndërkombëtare. BSH në deklaratën që bëri dje deklaroi se nuk pret të rrisë normat e interesit. Ka pasur disa rritje të çmimeve. Inflacioni në Shqipëri në muajin shtator ishte 2.5 dhe BSH parashikon që vitin e ardhshëm do arrijë në 3 për qind. Nuk ka asnjë sinjal për varfërim të xhepave të shqiptarëve. Pagat do vazhdojnë të rriten. Të ardhurat do të vijojnë të rriten në vitet në vijim”, u shpreh ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura