“Ka detyruar të rinjtë të ikin në emigracion”- Basha nga Kruja: Të shporrim “kalçeton” në pushtet

Nov 8, 2019 | 18:01
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së Lulzim Basha, u ndal sot në Krujë, ku në një takim me të rinjtë tha se ky qytet është më i godituri nga emigrimi.

Sipas Bashës qeveria ka detyruar të rinjtë të ikin në emigracion, e ndërsa iu referua si “kalçeto”, kreu i PD-së theksoi se largimi i qeverisë  Rama nga pushteti, do të ri sillte shpresën.

basha1

“Kruja është sot ndoshta qyteti më i goditur nga emigracioni. E vetmja rrugë që kjo qeveri ika treguar rinisë është emigracioni. Duke e vrarë shpresën, qeveria ka detyruar të gjithë që të ikin në emigracion.  Nuk ka përse rinia krutane të ikë. Krutanët nuk kanë pse të zgjedhin krimin dhe as emigracionin, por dinjitetin e tyre në Krujën e kombit shqiptar.

Për këtë duhet të largojmë atë kalçeton, kryeministrin që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura. Ta largojmë menjëherë kalçeton dhe të krijojmë të ardhmen e mbarë këtu në Krujë, në Shijak, në Fushë-Krujë e në mbarë Shqipërinë. E afërt do jetë dita kur ndryshimi do të vijë.”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura