“Ka ardhur nga spondi i vagonit në Parlament e flet për listat”, Rama batuta me deputetin e opozitës: Sikur të bëje dasmë…Ja kush e thyen renditjen në 25 prill

Oct 29, 2020 | 15:34
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka bërë ironi sot nga foltorja e Kuvendit, me lëvizjet dhe partitë e reja të krijuara së fundmi, mes tyre edhe ajo e ish nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli.

gjuzi dhe rama

“Kjo është një periudhë pjellorie intensive e partive të rejë që janë deklaruar si në lindje e sipër. Kjo tregon që në fakt sistemi është i hapur për të gjithë, është i hapur për ata që marrin vota, jo për ata që u mësuan të hipin te ai treni i gjatë, e hynë në parlament kush kapte vagonin e mallrave”, tha Rama, duke iu përgjigjur deputetit të opozitës, Ralf Gjoni.

“Nuk e di a të kujtohet kur shkonim në Durrës në kohën tjetër, të dielën kur shkonim në plazh, ishte intensitet i madh për trenin e kishte ca që kapeshin në spondin e vagonit të mallrave”.

Teksa Rama fliste, nga vendi ndërhyri dhe deputeti Kujtim Gjuzi, me të cilin Rama nuk u kurseu ironitë dhe batutat.

“Ja ku e ke një atje që nga spondi i vagonit të mallrave ka ardhur këtu e nuk ka ne ne të dy të flasim , domethënë ai sikur të organizojë një dasmë ka më shumë dasmorë se sa votues, e vjen këtu flet për lista të hapura”.

Rama e sfidoi Gjonin kur i tha “nëse je kaq i fortë dil i pavarur e s’ke nevojë për listë as të hapur e të mbyllur, merri votat e urdhëro hajde në parlament”.

Ndërsa kryeministri foli për zgjedhjet e 25 prillit, tha se ata që do e thyejnë renditjen do të jenë kandidatët reale që do marrin vota reale.

“Po të them sot se të jesh i sigurt që zgjedhjet e 25 prillit do tregojnë që kandidatët me realisht vota do ta thyejnë renditjen. Kandidatët me realisht vota do e thyejnë renditjen (e përsëriti), natyrisht flas për kandidatët realë, jo për ata të vagonit të mallrave”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura