“Ka ardhur momenti ta ndërroj”- Pasi “u mërzit” nga Vesa Luma, Big Basta ndërron mendje dhe i bën propozimin: Do martoheshe me mua për herë të dytë?

May 26, 2020 | 12:58
SHPËRNDAJE

Big Basta i ka shprehur dashurinë bashkëshortes së tij Vesa Luma me anë të një letre.

Këngëtari i ka lënë një shënim ku e pyet nëse do të martohej për herë të dytë më të nëse do i propozonte sërish.

 “Nëse do të propozoja prapë, a do të martohesh për herë të dytë me mua? Po apo jo? Të dua,”- shkroi ai në letrën, që u publikua në Instagram nga Vesa.

“Surpriza e mëngjesit,”- shtoi këngëtarja në përshkrimin e letrës.

Pak ditë më parë Big Basta i shprehu dashurinë por këtë herë në një formë të pazakontë.

Këngëtari publikoi një foto me Vesën dhe shkroi se kanë shumë vite në krah të njëri-tjetrit.

Ndërsa mes batutave shkroi në përshkrimin e imazhit: “Me të njëjtën fytyrë në krah gjithë këto vite, njësoj si të kesh makarona përditë, të bën dëm… ka ardhur momenti ta ndërroj ❤️.”

Çifti janë zhvendosur për të jetuar në Zelandën e Re së bashku me djalin e tij Liam.

             

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura