Ka 200 vite pa luftë, por ky shtet synon të investojë miliarda për avionë të rinj luftarakë

Sep 21, 2020 | 19:26
SHPËRNDAJE

Zvicra zbulon planet për të shpenzuar miliarda në aeroplanë të rinj luftarakë pavarësisht se vendi nuk ka kryer ndonjë luftë në më shumë se 200 vjet.

33435172-8755567-image-m-40_1600689066183

Planet janë përballur me shumë kundërshtime, pasi shumë besojnë se vendi neutral nuk mund të përballojë avionët e luftës dhe nuk ka nevojë për to.

Votuesit do të japin verdiktin e tyre më 27 shtator nëse plani për të shpenzuar 6 miliard franga zvicerane në avionë duhet të vazhdojë, sipas CNA.  Avioni do të zëvendësojë flotën e plakur të Zvicrës me 30 Hornets F / A-18 të cilat do të dalin nga shërbimi në 2030.

Priska Seiler Graf, anëtar i parlamentit për Social Demokratët me prirje të majtë, i quajti planet “absurde” dhe pyeti kush do të sulmonte një vend “të rrethuar nga NATO”.

Ajo tha se është dakord që vendi ka nevojë për një avion të ri, por tha se do të mjaftonte një ‘avion më i thjeshtë’ dhe tha se do të ishte ‘më mirë të kesh një Fiat sesa një Maserati’.

Gjashtë vjet më parë, votuesit në Zvicër refuzuan blerjen e avionëve “Gripen” nga Suedia, ndërsa tani flitet për të blerë avionë nga kompani amerikane si “Lockheed Martin”.

Në 1989, një propozim për të hequr të gjithë ushtrinë e saj mori 35 përqind të mbështetjes së votuesve, por rojet zvicerane të Papës janë një kujtesë e së kaluarës mercenare të vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura