Juvja i ka makth roveshatat, shikoni kush e imiton perlën e Ronaldos sërish ndaj Bufonit (VIDEO)

Apr 18, 2018 | 23:22
SHPËRNDAJE

Juventusi u ndal në barazim 1-1 me Krotonen, teksa golin e Aleks Sandros, e barazoi Nuanku Toçuku, futbollisti nigerian 31-vjeçar. Por, mënyra e realizimit të golit ishte e frikshme.

krotone juve

Ai shënoi përsëri me një roveshatë, ashtu siç Ronaldo shënoi ndaj Bufonit, në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League. Perla e nigerianit, i siguroi një pikë të rëndësishme Krotones në garën për mbijetesë, por nga ana tjetër, rihapi edhe kampionatin, duke qenë se ndali vendin e parë në renditje.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura